Një vajzë 13-vjeçare në Lamia të Greqisë u sulmua nga bashkëmoshatarët e saj duke u plagosur.
Sipas avokatit të familjes, 3 vajza iu afruan 13-vjeçares në një park të qytetit dhe filluan ta rrahin për më shumë se 15 minuta e cila përfundoi në spital.
None found
Policia që heton rastin po shqyrton informacionin sipas të cilit episodi thuhet të jetë paraprirë nga raporte nënçmuese dhe ngacmime përmes Facebook, si dhe në takimet e vajzave të reja.
Sipas të njëjtit informacion, 17-vjeçaret, një greke, një shqiptare dhe vajza tjetër nga Rumania, kishin bërë ditët e fundit komente nënçmuese ndaj adoleshentes për pamjen dhe sjelljen e saj.
Atë natë, viktima dyshohet se i kërkoi një prej 17-vjeçareve shpjegime për komentet nënçmuese dhe më pas u sulmua nga të tria vajzat. Në fillim dukej se kishte një gatishmëri për kompromis por më pas familja e ngriti padi.
Të tria të miturat u arrestuan me akuzën e shkaktimit të dëmtimit trupor dhe u lanë të lira me urdhër të prokurorit. Avokati i familjes së Apostolos Lytras, foli për një sulm me rrahje të vazhdueshme që zgjati pothuajse 15 minuta. “Ajo kishte gjak në fytyrë, kishte kafshime, mishrat e dhëmbëve i kishte me gjak“.
Një aksident me motor 2 vite më parë u shndërrua në tragjedi për familjen Arapi nga Mamurrasi, ku djali i…
Shtëpia e Bardhë ka publikuar në rrjetet sociale një njoftim ku thuhet se memorandume të deklasifikuara së fundmi tregojnë se…
Aludimet për një krizë në marrëdhënien mes Sarah Berishës dhe DJ PM kanë marrë edhe më shumë vëmendje në rrjetet…
Kuvendi i Kosovës ka publikuar rendin e ditës për seancën konstituive, e cila do të mbahet nesër në orën 10:00.…
Një pjesë lëvizëse e një rakete të SpaceX besohet se është përplasur pa dashje me Hënën të mërkurën në mëngjes…
Kina zbuloi të martën standardet e saj të para të detyrueshme kombëtare të sigurisë për automjetet e përparuara autonome, të…