Olivia dhe Raul De Freitas u nisën për Maldive më 22 mars për të kaluar një muaj mjalti 6-ditor në Cinnamon Velifushi Maldives. Asokohe, agjencia e udhëtimit i siguroi se do të ktheheshin të sigurt në shtëpi, pavarësisht rrëmujës që po shkaktonte pandemia.
Për fat të keq, gjatë pushimeve u njoftuan se Afrika e Jugut do të mbyllte gjithë aeroportet brenda 24 orësh dhe çifti s’e dinte a do ia dilte dot të kthehej në shtëpi për aq pak kohë.
None found
Vendosën të qëndrojnë në resort pasi nuk e dinin nëse do të lejoheshin të ktheheshin nëse largoheshin drejt aeroportit. Iu dha mundësia të ktheheshin në shtëpi bashkë me afrikano-jugorët e tjerë në Maldive përmes një avioni privat që kushtonte më shumë se 100 mijë dollarë.
Ambasada nuk arriti të komunikojë me gjithë afrikano-jugorët në Maldive dhe kështu çifti vendosi të qëndrojë në resort.
Gjithë të tjerët ishin larguar, që do të thotë se e kishin të gjithë resortin për vete.
Kaluan shumë kohë në gjumë, në pishinë apo thjesht duke ndenjur. Stafi, i gjithi për ta, u impenjua maksimalisht; organizuan darka romantike në buzë të detit, vunë në skenë një performancë, nëntë kamarierë u shërbenin vetëm atyre të dyve. Madje, instruktori i zhytjeve u lutej të eksploronin pak.
Ditë pas dite, shpenzimet shtoheshin për dyshen.
Dje u kontaktuan nga ambasada e Afrikës së Jugut dhe iu dha një orë kohë për të paketuar sendet. Më pas u transportuan në një resort tjetër me pesë yje bashkë me bashkatdhetarë të tjerë të ngecur në Maldive. Kështu, dërgimi i tyre në shtëpi do të ishte më i thjesht për t’u organizuar.
Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë…
Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…
Një veprim i papritur nga Butrint Imeri ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, ku këngëtari gëzon…
Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit…
Pasi bllokoi Ngushticën e Hormuzit, Teherani po përpiqet t’i shndërrojë kabllot nënujore në një levë të re presioni. Irani ka…
Aydin Cavusoglu, 52 vjeç vëllai i ish-ministrit të jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, Hasan Cavusoglu vdiq sot, më 17 maj. Sipas…