Aktorja Manuela Arcuri theu heshtjen për të ashtuquajturën AresGate, një çështje që shpërtheu në “Grande Fratello VIP” pas bisedës midis aktorëve Adua Del Vesco dhe Massimiliano Morra. Arcuri, një nga yjet e prodhimeve të Canale 5, kritikoi ata që kanë folur kundër producentit Alberto Tarallo duke i quajtur mosmirënjohës. Në një intervistë për Dagospia, ajo tha:
“Unë po qëndroja në heshtje sepse doja të kuptoja se sa larg mund të shkonte kjo çmenduri. Nuk kam dëgjuar kaq shumë të pavërteta për jetën time si këto të këtyre ditëve. Të jesh mirënjohës është një detyrë. Është çështje respekti; kur një person të jep aq shumë, nuk mund t’i kthesh shpinën.”
None found
Në vijim, aktorja e “Carabinieri”, “Il peccato e la vergogna” apo “L’onore e il rispetto”, e konsideroi Tarallo-n një baba dhe mentor të aftë, i cili u mundësonte kurse anglishteje dhe aktrimi aktorëve të rinj.
“Për sa kohë kishte punë, çdo gjë ishte fushë me lule, kishte para; nuk më pëlqejnë ata që pranojnë gjëra dhe i mendojnë ato pas shumë vitesh.”
Në lidhje me akuzat për një sekt të caktuar, ajo tha:
“Një sekt? Kanë thënë gjëra kaq të rënda. E përsëris, jam pa fjalë. Për pesëmbëdhjetë vjet kam punuar me Tarallo-n dhe nuk i kam parë këto gjëra. Kam parë vetëm kaq shumë zemërgjerësi nga ai. Një producent i shkëlqyer që krijoi aktorë të njohur, të cilët erdhën nga hiçi. Ai i krijoi, i trajnoi, u dha emër dhe punë.”
Në fund, Arcuri shtoi se asaj nuk i është kërkuar asnjëherë që të gënjejë për moshën ose të shtiret duke krijuar marrëdhënie false me aktorë të ndryshëm dhe ndër të tjera konfirmoi lidhjen e shkurtër me Gabriel Garko-n, i cili së fundmi deklaroi tërthorazi se është gay.
“Jam e lumtur që ai është njeri më i lumtur tani. Jam e lumtur nëse ndihet më i lirë. Mbase duhet ta kishte bërë më parë.”
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…