Blendi Gonxhja, ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, ka zbardhur hollësi të reja lidhur me “Projektligjin e Sponsorizimit” dhe mënyrën se si do të zbatohen mekanizmat fiskalë duke filluar nga viti 2027. Sipas tij, çdo sponsor do të ketë një kufi vjetor deri në 30 milionë lekë, ndërkohë që tavani në nivel kombëtar është fiksuar në 2 miliardë lekë.
Një risi tjetër ka të bëjë me mundësinë që u jepet bizneseve për të mbështetur drejtpërdrejt sportistët ose artistët që ngrenë lart emrin e Shqipërisë në garat ndërkombëtare.
None found
Po ashtu, projektligji parashikon ngritjen e “Regjistrit Elektronik Kombëtar të Sponsorizimeve”, i cili do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Ky regjistër do të shërbejë për të evidentuar çdo veprim sponsorizimi, pavarësisht shumës së përfshirë.
Me qëllim shmangien e çdo lloj ndikimi të palejueshëm në proceset vendimmarrëse të shtetit, ligji i ri përjashton pranimin e fondeve nga organet e drejtësisë, Policia e Shtetit dhe institucione të tjera që ushtrojnë funksione kontrolli apo mbikëqyrjeje. Po kështu, individët e dënuar për korrupsion nuk mund të jenë sponsorë. Ndërkohë, kontributet financiare që nuk identifikojnë dhuruesin janë plotësisht të ndaluara.
“Ky projektligj shënon një ndryshim thelbësor në mënyrën e të menduarit; po kalojmë nga një qasje e bamirësisë së shpërndarë drejt një bashkëpunimi strategjik mes shtetit, sipërmarrjes dhe qytetarëve, i cili gjeneron vlerë të përbashkët ekonomike dhe sociale.
Buxheti shtetëror vijon të jetë shtyllë kryesore, por financimet publike dhe thirrjet vjetore nuk përbëjnë më rrugën e vetme për të plotësuar kërkesat dhe synimet tona për zhvillim”, u shpreh ministri Gonxhja.
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se vendimi për ndalimin e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë serbe është marrë…
"Jam e bindur se nuk do ta kemi më këtë problem, ndërsa universiteti dhe fakultetet do të kenë energji elektrike",…
Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë të OSBE-së për Pakicat Kombëtare, Christophe Kamp. Siç…
Me ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Drenicës, do të hapet xhiro e 14-të në Superligën e Kosovës në futboll. Kjo përballje,…
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për shtetasin me inicialet V.K., të akuzuar për vrasjen me paramendim të…
Pas një pushimi prej gati dy javësh shkaku i ndeshjeve të kombëtareve, këtë javë rikthehet në skenë Superliga e Kosovës…