Ylli i muzikës pop Rita Ora ka ngjallur spekulime se është fejuar me Romain Gavras. Artistja shqiptare u fotografua me motrën dhe miqtë e saj pas një darke në Notting Hill, por ajo që ra në sy të paparacëve ishte një unazë me diamant në gisht.
Ndërkohë një burim tha për “The Sun”: “Rita po tregonte unazën të enjten me gratë që dukeshin se po talleshin me të. Ajo dukej në humor kur doli nga restoranti dhe pastaj futi dorën në xhep.”
Të lidhura
None found
Rita u përfol se kishte nisur një romancë të re dashurie pasi u fotografua rrugëve të Londrës bashkë me 39-vjeçarin. Por, vetëm pas pushimeve që kaluan në Ibiza dhe Korfuz ata konfirmuan publikisht se janë bashkë.
