Categories: Uncategorized

Në albumin e Mozzik s’ kishte si të mungonte Loredana, por këto vargje nuk iu kanë shkuar ndërmend

Mozzik publikoi albumin e tij të titulluar “MozzArt”, që përmban 20 këngë dhe deri tani po bën goxha bujë dhe është pritur shumë mirë nga fansat.

Ndër të tjera, kënga që tërhoqi më shumë vëmendje është ajo që reperi ia dedikon të bijës, e titulluar “Hana”, ku ka shpalosur të gjitha ndjesitë e të qenurit baba dhe dashurinë që gëzon për të voglën e tij.

Të lidhura

None found

E në këtë këngë nuk kishte si të mungonte Loredana, që i dha jetë frytit të tyre të dashurisë. Mozzik shkruan për shqetësimet e para që reperja ka patur në fillim të shtatzënisë dhe ndër të tjera thotë se në ato momente ndodhej në Dusseldorf dhe nuk e dinte ku ishte spitali.

Fillun do net sun flejsha pi maraki se nana jote, kishke dhimbje barku. Thojsha me t’gjet najsen vetes s’ja fali qellum n’Dusseldorf, se disha as ku o spitali “Mozz, shum bre barki pom rrin i frym” .Shtriju jet qetsohu, e merr mir shume frym Kur jena bashk s’mujna me kon t’kthym Kur jena bashk funksionojna sikur rrym

Më tej, Mozzik ka përjetësuar në këngë edhe momentin kur Loredana i ka treguar se do bëhen prindër e të dy e kanë pritur lajmin me lot gëzimi, moment ky që u ndryshoi jetën.

Shkum n’barnatore sum kallxoj as qka ka ble. Ja lexova ftyren, ja nisi tu u zbeh. Tu mos menu isha kon dul pi banjo Lori, m’tregoj qe osht shtatzon. Dyt tu kajt tu mos dit hiq qa ndrroj Perendia na dhuroj e na gzoj

Po ashtu, reperi i sukseshëm i thotë Hanës se ndoshta nuk ka qenë baba perfekt, por zotohet se do jetë pranë saj dhe nuk e lejojë që të vuajë, siç ka vuajtur ai në fëmijëri.

Ndoshta ska me kon bab perfekt, ndoshta najher ka met lon vet. Pse kjo jet per mu su kon hiq leht veq s’kom qare pa ti siguru lekt S’du kur t’lypsh diqka me t’thon skom.

Kujtojmë se Mozzik ka thënë në një intervistë disa kohë më parë se këngën e ka shkruar gjatë shtatzënisë së Loredanës dhe në muajit e parë pasi Hana erdhi në jetë,e pavarësisht të gjitha ndodhive ai nuk e ka ndryshuar atë e as nuk e ka hequr nga albumi.

Albumi ende nuk gjendet në You Tube në vendin tonë, megjithatë ju mund ta dëgjoni atë në të gjitha platformat e tilla, si Spotify, Tidal, Deezer, Gaana, Apple music.

të fundit

Nga trafiku ndërkombëtar i kokainës te jeta luksoze në Dubai: kush është “Napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit

Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës, me lidhje në disa vende të Evropës dhe me qendër të rëndësishme aktiviteti…

31 minutes ago

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in mbetet e pandryshuar deri në vitin 2028

Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se në dhjetor do të ketë takim mes liderëve të koalicionit qeverisës, përcjell TV21. “Ne diskutuam…

32 minutes ago

Maqedonia e Veriut miraton kontrollet e përbashkëta kufitare me Shqipërinë në pesë pika kalimi

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka ratifikuar marrëveshjen me Republikën e Shqipërisë për vendosjen e pikave të përbashkëta të kalimit…

32 minutes ago

Saveski konfirmon hetime ndaj zyrtarëve të lartë në detyrë

Çdo kallëzim penal që do të dorëzohet në Prokurorinë Publike do të shqyrtohet, pavarësisht se nga kush vjen, deklaroi Prokurori…

32 minutes ago

Dimitrievski: Proceset gjyqësore në shqip zhvillohen në Shqipëri dhe Kosovë

ZNAM është pjesë përbërëse e Qeverisë dhe shumicës në Kuvend dhe do të mbetet e tillë derisa nuk shkelen parimet…

33 minutes ago

VLEN propozon emrat për postet e zëvendësministrave

Pas takimit të zhvilluar mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe liderëve të VLEN-it, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, janë përcaktuar emrat…

33 minutes ago