Rreth dy vite më parë, djali i moderatorit të njohur Ardit Gjebreas, Joni u fejua me të dashurën e tij prej disa vitesh, Merlin Haxhiymeri.
Çifti zgjodhën të finalizojnë lidhjen në përvjetorin e Ardit Gjebreas dhe Anilës. Por duket se marrëdhënia e dy të rinjve të dashuruar ka marrë fund.
None found
Jon dhe Merlin postonin shumë foto krah njëri-tjetrit në rrjetet sociale, që tashmë janë zhdukur. Kjo ka ngritur dyshimet se çifti nuk janë më bashkë, duke përfunduar fejesën e tyre.
Ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe Merilyn fshiu të gjitha fotot me djalin e moderatorit shkruan panorama.
Ajo mban vetëm imazhet me motrën e Jon, Anën. Madje në postimet e fundit që ka bërë, Merlin shihet që nuk e ka unazën e fejesës, me të cilën Jon i propozoi për martesë.
Menjëherë pas fejesës, çifti u nisën jashtë shtetit për të nisur një jetë të re, por mesa duket kjo ndarje e ka rikthyer Merlin në Tiranë, ku dhe ka nisur tashmë punë në profesionin e saj.
Nuk ka ende nje reagim nga ana e çiftit për thashethemet për ndarjen e tyre.
Si edhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zënkë të çastit apo ndarja e Jon e Merlin nuk ka kthim pas.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…