Categories: Uncategorized

Alketa: E vërteta e rrugës se si arrita të shkoj në Sanremo (FOTO LAJM)

Alketa Vejsiu ka rrëfyer rrugën se si arriti të shkojë në festivalin e Sanremos. Në një intervistë për Opinion ajo tha se nuk kishte paguar askënd dhe se kishte qenë pranë shkuarjes në Sanremo në që një vit më parë.

“Është një histori shumë interesante, unë shkova atje si Alketa që kisha një ëndërr. Unë pashë një ëndërr në anën tjetër të Botës në Hauai dhe i thashë bashëshortit tim: “Pashë Maria de Filipin që më tha se ti duhet të vish në Itali, pse rri në Shqipëri”. Shkrova e-main e parë mes të cilave edhe Maria de Filipin.

Të lidhura

None found

Bëmë një e-mail shumë të mirë bashkë me ekipin tim të PR. Na kanë pezull disa muaj. Në kohën që asgjë nuk po ndodhte thashë duhet të gjej një strategji tjetër. Bëj një kërkim të mirë në ëeb dhe shohim kush është producenti dhe Luco Fresca ku kishte Bonolis, Belen, etj.

Atëherë duhet të shoh kanalin tjetër, bëjmë lëvizjet e radhës, një telefonatë me asistenten e Lucio Fresca që doli se ishte shqiptare, me nënë nga Shqipëria dhe babain kalabrez. Ajo më ndihmoi të kisha takimin me të.

Erdhi takimi i parë në mars të para dy viteve. Nuk i kërkova asgjë dhe i thashë kush isha, e ftova të vinte në Shqipëri dhe të vinte të shihte çfarë unë bëja. Unë doja të bëja një bashkëpunim italo shqiptar. Të sillnim pak Itali në Shqipëri por të krijuar një lloj bashkëpunimi. Më prezantoi me Amadeusin pak muaj më parë.

Një vit më parë dërgova një molog në Sanremo. Nëse nuk ka më thuaj nëse ka një probabilitet. Kam një monolog që mund ta propozoj në Sanremo për refugjatët.

“Po mirë” – më tha “realizo një video dhe ma dërgo”. Dhe unë dërgova një video. U aprovua për Sanremon e vitit të kaluar dhe 10 ditë para Sanremos u anulua. Ishte një temë delikate sepse linte të bënte me eksodin.

Unë për një muaj një herë në 2-3 orë më dilnin lotë dhe e quajta dështim. Pastaj unë vendosa të sillja personazhe italiane në skenat shqiptare. Pastaj unë thashë do bëj festivalin e Shqipërisë. Nuk kam paguar asnjë menaxher.

Më erdhën mesazhe në Instagram që më uronin për Sanremon dhe pashë që Amadeus kishte dalë në konferencë shtypi dhe kishte përmendur dhe emrin tim. Isha në Morinë ndalova dhe ia plasa së qari” – tha Alketa.

të fundit

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

1 minute ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

17 minutes ago

Zjarri në pallatin te “Farmacia 10”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje pesë fëmijë

Prokuroria e Tiranës, ka marrë në pyetje pesë të mitur, të cilët nga këqyrja e kamerave të sigurisë shfaqen duke…

1 hour ago

Armando Brojës mund t’i duhet ta nisë nga e para, te Bërnli janë gati për vendimin drastik

Klubi i Bërnlit, ka mësuar këtë mesjavë fatin e tij pasi me humbjen përballë Mançester Sitit, ka rënë matematikisht nga…

1 hour ago

Konflikti për hapësirat publike në Korçë/ Zbardhen detaje nga sherri mes dy pronarëve të lokaleve, tre persona mbetën të plagosur

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pazarin e Vjetër në Korçë, ku një konflikt…

1 hour ago

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë, plagoset një person (VIDEO)

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

2 hours ago