Në kohën kur bota po përballet me koronavirusin COVID-19, shumica e njerëzve kanë nisur të punojnë nga shtëpia.
Më poshtë, disa këshilla nga Eric Robertson, zëdhënës i Shoqatës Amerikane për Terapi Fizike, se si të qëndroni ulur në mënyrë më të rehatshme duke mos i shkaktuar dëme kurrizit tuaj.
None found
Ndryshoni vazhdimisht pozicionin
Është shumë e rëndësishmë për ju që të ndryshoni pozicionin vazhdimisht, sepse të qëndrosh ulur në një mënyrë gjatë gjithë ditën mund të çojë në dhimbje shpine, qafe e krahësh.
Vendoseni një jastëk nën karrige
Vendosja e një jastëku të hollë në karrige mund ta bëjë karrigen tuaj të zakonshme shumë më të përshtatshme.
Lëvizni laptopin
“Laptopët asnjëherë nuk do të jenë mjaftueshëm ergonomikë, sepse monitori ose është shumë poshtë ose tastiera do të jetë shumë lart”, thotë Robertson.
Idealja do të ishte që pjesa e sipërme e monitorit tuaj të jetë vetëm pak nën nivelin e syve tuaj, në mënyrë që të mos keni nevojë ta sforconi qafën për të lexuar. Nëse punoni në një detyrë që kërkon shumë kohë leximi, vendosni laptopin tuaj mbi ndonjë objekt (si psh mbi ndonjë libër apo kuti këpucësh) në mënyrë që të jetë në nivel me syrin. Pastaj, kur të keni nevojë të shkruani, uleni atë në nivelin që ju mundëson që krahët tuaj të jenë në kënde 90 shkallë.
Bëni pauza
Shumica e njerëzve bëjnë pauza për të ecur kur janë në zyrë, por kur jeni në shtëpi “keni njëfarë tendence për të qenë vetëm të përqendruar”, dhe kështu mund të harroni. Ngrihuni dhe ecni përreth, apo bëni ushtrime të zgjatjes së muskujve në tavolinë.
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…