Categories: Uncategorized

Shumë vështirë ne ditët me shi, si ta bëni më të lehtë zgjimin

Ditët me shi duken perfekte për të qëndruar në shtëpi, por fatkeqësisht, ky nuk është një opsion për të gjithë. Për arsye, si puna apo qëllime të tjera që mund t’i keni vënë vetes, disave prej jush mund t’ju duhet të zgjohen herët në mëngjes. Në kohë të zymta, kjo s’është aspak e lehtë.

Ja disa këshilla të thjeshta, për t’jua lehtësuar sadopak mëngjesin e ditëve me shi:

Të lidhura

None found

1 – Pini një gotë!

Pirja e ujit sapo të zgjoheni, do të ndihmojë në stimulimin e trupit dhe do t’ju ndihmojë të qëndroni zgjuar. Mbajeni në komodinën e natës dhe pijeni sapo të zgjoheni.

2 – Pini diçka para se të flini

Kështu, kur të nesërmen të bjerë alarmi, me siguri do t’ju duhet të shkoni në tualet dhe nuk do të jeni në gjendje t’i ktheheni gjumit.

3 – Përpiquni të largoni shprehjen “Dhe 5 minuta”

Trajnoni veten që t’i përgjigjeni menjëherë alarmit. Shtyrja e saj për ca minuta më shumë nuk ju bën asnjë të mirë.

4 – Përqendrohuni në atë që do bëni gjatë ditës

Është shumë më e lehtë të ngrihesh nga shtrati kur përqendrohesh në diçka që në të vërtetë dëshiron të bësh, në vend të asaj që duhet të bësh me patjetër. Provoni të veçoni disa minuta në mëngjes për një ritual që do t’ju ndihmojë të zgjoheni. Ndoshta është kafeja në shtrat (pasi keni pirë ujë), koha për të shfletuar një revistë dizajni, ose një dush me një sapun të veçantë. Çfarëdo që të jetë, përpiquni t’i jepni vetes diçka që do t’ju ndihmojë të filloni ditën si duhet.

5 – Nëse zgjoheni para se të fiket alarmi, ngrihuni nga shtrati

Nëse ktheheni për të fjetur ose prisni alarmin, ka shumë mundësi që të ndiheni më të përgjumur. Ndiqni ciklet tuaja natyrore të gjumit, shfrytëzoni ditën dhe përqafoni ato minuta shtesë, nëse trupi juaj ju po ju tregon se është koha të ngriheni.

6 – Bëni diçka aktive.

Ju mund të mos keni kohë ose energji për një rutinë të plotë ushtrimesh çdo mëngjes, por bëni që trupi juaj të lëvizë disi. Thjesht vendosni muzikë dhe kërceni.

7 – Kujtojini vetes se çfarë duhet të bëni

Çdo mbrëmje, bëni një listë me detyrat që ju presin ditën tjetër. Kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni natën sikur i keni ato gjëra të trajtuara, ose të paktën të shënuara, për ditën në vijim, dhe do t’ju japë më shumë arsye për t’u ngritur në mëngjes.

8 – Mbani alarmin larg

Nëse asgjë nga këto nuk funksionon, ekziston gjithmonë mundësia e vendosjes së alarmit në cepin tjetër të dhomës, më larg komodinës suaj.

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

5 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

5 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

6 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago