Rreth 53.7% e vdekjeve në Shqipëri ndodhin prej sëmundjeve kardiake. Sipas një studimi të EuroStat dhe INSTAT, rezulton se Shqipëria renditet e pesta në Evropë sa i takon numrit të vdekshmërisë që si pasoja kanë sëmundjet e zemrës dhe të tensionit.
Sipas kardiologes Imelda Leka, stresi ka shtuar numrin e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiake. Tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia ka shtuar numrin e personave që kërkojnë ndihmë nga kardiologët.
None found
“Me situatën që po kalojmë tani njerëzit janë paska të trembur. Kjo ka sjell fluks vizitash tek kardiologu. Kemi pas raste të shtimit të infarkteve. Vetëm për këtë muaj pranë qendrës tonë shëndetësore janë paraqitur 6 infarkte, që është shifër e lartë”, shprehet Imelda Leka, kardiologe.
Sëmundjet kardiovaskulare kanë prekur edhe zemrën e të rinjve.
“Grup-mosha që kemi hasur më shumë është nga 47-60 vjeç. Kohët e fundit edhe grup-moshat nga 30-40 vjeç kanë pësuar rritje të sëmundjeve kardiake. Sidomos moshat e reja po preken çdo ditë e më shumë nga hipertensioni. Kjo lidhet me faktin e përdorimit të duhanit, lëndëve narkotike, pijeve alkoolike si dhe jetës sedentare”, sqaroi Leka.
Ditët e fundit të gjithë kemi dëgjuar lajme të trishtuara për njerëz që njohim. Të rinj që kanë humbur jetën nga goditjet ne zemër. Mjekët kanë një thirrje urgjente për të gjithë, kujdes me ushqimin, kujdes me stresin dhe nisni sport sa nuk është vonë./tch
Një skenë dhune është regjistruar në Nju Jork, ku një grup prej rreth 12 të rinjsh me motorë ka rrethuar…
Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila zgjati afro 12 orë, përfundoi pa u zhvilluar diskutimet për Ligjin për Dhomat…
Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke…
Institucionet dhe shoqatat e ndryshme në Maqedoninë e Veriut deri më 1 dhjetor do të mund të propozojnë ndonjë temë,…
Presidenti amerikan Donald Trump ka ndërmarrë një tjetër nismë për të kufizuar fuqinë e gjyqësorit, duke kërkuar nga Gjykata e…
Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, në një intervistë për News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend, protestat dhe zgjedhjet…