lifestyle

Mjeku kardiolog: Dy faktorët që tregojnë që në fëmijëri se po vuani nga problemet e zemrës

Sëmundjet e zemrës janë shkaku kryesor i vdekjeve në vendin tonë. Edhe pse janë moshat e vjetra më të ekspozuara, nuk përjashtohet rreziku edhe tek të rinjtë.

Mjeku kardiolog, Andri Çabeli, thotë se në moshat e reja sëmundjet kardiake janë të lindura më së shumti

Të lidhura

None found

“Moshat e reja mund të jenë të prekura nga sëmundjet e reja, por tek këto mosha ne shumicën e rasteve i etiketojmë të lindura. Mund të ketë dhe sëmundje që fitohen siç është miokarditi, dëmtimi i muskulit të zemrës që vjen pas një infeksioni dhe janë raste të rralla dhe pse kur ndodhin kanë dëmtime të mëdha për shëndetin”, ka thënë mjeku.

Kur sëmundjet e zemrës janë të lindura, është e vështirë të diagnostikohen në kohë. Mjeku ka një këshillë për prindërit, se kur duhet të tregohen vigjilent ndaj fëmijëve.

“Shpeshherë shumë sëmundje zemre mund të ngelin për shumë vite dhe diagnostifikohen në mosha madhore duke sjellë dëmtimin e zemrës pa e kuptuar. Padiskutim që simptomat kardiake janë të ngjashme si në moshat e reja ashtu dhe të vjetra dhimbje gjoksi dhe pengesa në frymëmarrje. Tek fëmijët lidhet me faktin e vonesës në rritje dhe në zhvillim, një faktor që ne duhet të dyshojmë”, është shprehur ndër të tjera ai.

Kohët e fundit, të rinjtë po tregohen më të kujdesshëm për shëndetin e tyre. Numri i vizitave te mjeku është shtuar ndjeshëm kjo dhe për shkak të Covid, që siç dihet, shkakton sëmundje të zemrës.

të fundit

Asllani synon fitoren ndaj Irlandës, ndonëse Kosovës i mjafton barazimi

Sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, në konferencën për media para ndeshjes me Irlandën, ka thënë se synimi i “Dardanëve” është…

2 minutes ago

Nëna e Ronaldos pas humbjes së Portugalisë: Më vjen mirë, djalin tim e mashtruan

Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, ka bërë një deklaratë të bujshme pas humbjes së Portugalisë ndaj Danimarkës në Braga,…

2 minutes ago

Elderly man seriously injured after allegedly being hit by a car in Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë…

4 minutes ago

NATO summit will not be held in Tirana in 2027, Rutte says alliance meets when necessary

NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…

5 minutes ago

Ahmeti: Electricity trade ban with Serbian companies should have been imposed much earlier

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…

5 minutes ago

Kosovo-Austria: Hoti gives details of social security agreement

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime…

5 minutes ago