Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, megjithëse të ushqyerit është një çështje shumë individuale.
Sipas Emma Stevenson, Profesoreshë në Shkencat e Sportit dhe Ushtrimeve thotë: “Ushqyerja është shumë individuale dhe çfarë funksionon për një person nuk funksionon për një tjetër. Është e rëndësishme të mos kapërcehet ndonjë vakt.
None found
“Mëngjesi duhet të plotësojë 20-25 % të nevojave tuaja ditore. Studime të shumta kanë treguar që njerëzit që hanë mëngjesin kanë tendencë të kenë një dietë më të balancuar se ata që e kapërcejnë këtë vakt dhe me të ngjarë nuk janë mbi peshë”, thotë Stevenson.
Por si mund ta keni vaktin e parë të ditës?
“Mëngjesi duhet të jetë i bazuar në grupet kryesore të ushqimeve”, vijon Stevenson.
Duhet të përfshihen bukë me të gjitha llojet e drithërave apo drithëra më vete. Si burim i fibrave ky ushqim mund të parandalojë diabetin, disa lloje kanceri, përmirëson funksionin tretës dhe redukton riskun e obezitetit.
Ky vakt është dhe shansi më i mirë që të konsumohet një nga 5 racionet e rekomanduara të frutave dhe perimeve në ditë.
E njëjta gjë vlen dhe për ushqimet e pasura me kalcium që gjenden tek bulmetrat. Gjithashtu mishi, peshku, vezët ose bishtajoret mund të veprojnë si burim i rëndësishëm i proteinave që ju mbajnë të ngopur shumë gjatë.
Drithërat me pak sheqer dhe fruta është një opsion tjetër i shëndetshëm për mëngjes.
Nëse nuk mund të gatuani në mëngjes, përgatisni bukë me krem djathi me pak yndyrë me salmon të tymosur. Këto mbajnë omega 3 si dhe proteina.
Drithërat e shërbyer me qumësht me pak yndyrë dhe me banane, apo tostet janë gjithashtu një zgjedhje shumë e mirë pasi ju furnizon me fibrat e nevojshëm.
Karriera e Lionel Messit është e mbushur me momente historike, por për koleksionistët, një pjesë e kësaj historie mund të…
Dashi Do kaloni shume vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk ka për t’iu ecur ashtu si…
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend, referuar orës 20:00 të 5 shtatorit.…
Prefektura e Vlorës ka bërë bilancin zyrtar të zjarrit që përfshiu zonën e Potamit, në lagjen “1 Maj” të Himarës,…
Një megaoperacion antidrogë i zhvilluar nga Komisariati i Policisë së Sarandës ka goditur një rrjet të fuqishëm të shpërndarjes së…
Garda Revolucionare Islamike e Iranit ka njoftuar mbrëmjen e së shtunës se ka sulmuar disa anije, përfshirë edhe disa që…