Rreziqet kanë të bëjnë me toksicitetin dhe aftësinë gërryese. Pra, klori nuk duhet përzier kurrë me acide, amoniak ose ujë të oksigjenuar. Lexoni me kujdes etiketat e simboleve të rrezikut.
Si ta përdorim klorin?
None found
Përveçse në lavatrice, në kohët e Covid- 19, klori ka shumë përdorime, madje përdoret edhe për të sprucuar maskën para se të dilet nga shtëpia, por më vonë mund të ndiheni keq nga ana shëndetësore pasi keni thithur avjujt e tij.
Rreziqet e klorit
Dezinfektantët dhe higjenizuesit janë shumë të dobishëm këto kohë, por nuk ka nevojë të ekzagjerohet, përndryshe mund të dëmtohet seriozisht shëndeti, sidomos në rastin e disa përzierjeve që mund të jenë fatale.
Si duhet përdorur klori për të dezinfektuar?
Kurrë mos e përzieni me acidet. Në këtë rast përftohet një klor i gazuar në formë avujsh, toksik për frymëmarrjen. Mos harroni q ë bëhet fjalë për një produkt me aftësi gërryese i cili mund të dëmtojë lëkurën, sytë, të provokojë dëmtim të ezofagut dhe stomakut nëse gëlltitet. Acidet mund të gjenden edhe në produktet antikalkare për banjën dhe kuzhinën: janë gërryese dhe toksike.
Kurrë mos e përzieni klorin me amoniak. Amoniaku përdoret 5-10% në solucione të lëngshme për të pastruar xhamat, furrat e sobës, por bëhet fjalë për një produkt abraziv dhe toksik. Përzierja e klorit me amoniakun prodhon kloraminën. Shumë irrituese dhe e rrezikshme.
Kurrë mos e përzieni klorin me ujë të oksigjenuar. Në këtë rast, më tepër se shëndetin, dëmtoni portofolin. Përzierja e ujit të oksigjenuar me klor prodhon oksigjen. Dhe nuk dezinfekton.
Rregulla përdorimi. Janë të thjeshta e të qarta. Siç e pamë më lart, është e kotë t’i përziesh disa produkte bashkë, pasi nuk janë efikase, përkundrazi rrisin toksicitetin. Është gjithmonë mirë të ajorsni dhomat ku përdoren dezinfektuesit dhe kurrë mos i lini ata të hapur nëpër shtëpi pasi mund t’i prekin fëmijët. Lexoni udhëzimet para përdorimit.
Dashuria e reperit të njohur Drake për Shqipërinë dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në videoklipet e tij u diskutuan…
Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…
Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e…
Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për…