Ambasada Gjermane në Kosovë ka mbështetur qëndrimin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për votimin e mundshëm në Kuvend të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ambasada e ka shpërndarë reagimin e Zyrës së BE-së në rrjetet sociale.
Në reagimin e saj, ambasada shprehet se pajtohet plotësisht me shqetësimet e Zyrës së BE-së për mundësinë që Kuvendi i Kosovës të votojë ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
None found
Zyra e BE-së në Kosovë ka shprehur shqetësim për votimin e mundshëm të këtyre ndryshimeve nesër në Kuvend. Sipas saj, ato ngrenë çështje serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit.
Shqetësimet e Zyrës së BE-së lidhen veçanërisht me pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, të drejtat procedurale dhe llogaridhënien efektive.
Zyra e BE-së ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për kushtetutshmërinë e ndryshimeve. Ajo ka kërkuar që, përpara çdo miratimi të ligjit, të zhvillohen konsultime paraprake në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Dashuria e reperit të njohur Drake për Shqipërinë dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në videoklipet e tij u diskutuan…
Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…
Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me njoftimin për votimin e mundshëm nesër në Kuvendin e…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…