Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas njoftimit se Kuvendi i Kosovës mund të votojë nesër projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Në reagimin e saj, Zyra e BE-së vlerëson se ndryshimet e propozuara ngrejnë shqetësime serioze për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Kosovës dhe respektimin e parimeve themelore të sundimit të ligjit. Ajo përmend veçanërisht pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve, vazhdimësinë e të drejtave procedurale dhe llogaridhënien efektive.
None found
Sipas Zyrës së BE-së, pikëpyetje ka edhe për kushtetutshmërinë e këtyre ndryshimeve.
Zyra bën të ditur se, që nga kthimi i ligjit për rishqyrtim në Kuvendin e Kosovës, ka komunikuar në mënyrë aktive me autoritetet kosovare për t’u përcjellë shqetësimet dhe pritshmëritë e saj. Mes tyre është kërkesa që, përpara çdo miratimi të ligjit, të zhvillohen konsultime paraprake në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Dashuria e reperit të njohur Drake për Shqipërinë dhe përdorimi i simboleve kombëtare shqiptare në videoklipet e tij u diskutuan…
Një 78-vjeçare është përplasur nga një automjet në kryqëzimin e Rrilës në Lezhë. Aksidenti është regjistruar rreth orës 17:15, ndërsa…
Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të shitjes me shumicë dhe pakicë të karburanteve në vend. Vendimi është…
Pas dorëheqjes së Jensen Huang, Nvidia përballet me sfidën e gjetjes së një drejtuesi të ri të përhershëm. Në garë…
Ambasada Gjermane në Kosovë ka reaguar lidhur me votimin e mundshëm në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se demonstratat në Prishtinë mund të vazhdojnë gjatë javëve…