Nëse zgjoheni shpesh në mes të natës, ndikimi mund të jetë shumë më serioz se thjesht mjegullimi i syve ditën e nesërme. Një studim i ri sugjeron se njerëzit që e kanë të vështirë të flenë gjatë natës janë më të rrezikuar të preken nga problemet në zemër.
Studimi, i cili është bazuar tek të dhënat e më shumë se 14 milionë pacientëve, ka dalë në përfundimin se njerëzit që zgjohen shpesh gjatë natës kanë 26% më shumë gjasa që të kenë rrahje të çrregullta të zemrës. Gjendja, e njohur si dridhje atriale (aritmi), është një nga shkaktarët kryesor të goditjeve në tru dhe problemeve në zemër.
None found
Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i San Franciskos në Kaliforni dhe Universiteti i Miçiganit ka zbuluar gjtiashtu se njerëzit që vuajnë nga pagjumësia, që do të thotë se e kanë të vështirë të flenë gjatë natës ose nuk flenë mjaftueshëm, kanë 29% më shumë rrezik që të preken nga aritmia (çrregullimi i ritmit të rrahjeve të zemrës).
Të dhënat sugjerojnë se gjumi ndikon edhe në metabolizëm dhe balancimin e hormoneve në trup – duke ndikuar kështu tek nivelet e kolesterolit, insulinës, tensionit të gjakut dhe inflamacionin. Pjesa e trurit që rregullon rrahjet e zemrës dhe tensionin e gjakut – sistemi autonomik – mund të preket gjithashtu nga gjumi i çrregullt.
Procedura më të shkurtra administrative, më shumë shërbime digjitale dhe përdorim më i madh i teknologjive moderne në kompanitë vendase…
Prokuroria Publike në RMV vazhdon me aktivitetet për forcimin e kapaciteteve të kuadrove dhe zhvillimin kuadrove të punonjësve.Në kuadër të…
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përkujtuar policët Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj, në 23-vjetorin e vrasjes së tyre, duke…
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) dhe Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare në SHBA kanë zbuluar një ndërhyrje kibernetike në…
Gazetarja Klodiana Lala, ka shpjeguar në emisionin Të Paekspozuarit në Vizion Plus, hetimet e SPAK të cilat mund të fundosin…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Las Cruces, në shtetin e New Mexico-s në Shtetet e Bashkuara të…