Categories: Uncategorized

Mos vallë çiftet duhet të flenë veç e veç?

Dikush propozoi krijimin e një butoni që kur shtypet, njofton partnerin se je në humor për seks. T’i thuash që je në humor për seks është faux pas tashmë. Nga ana tjetër, Ford propozoi një produkt edhe më pak romantik se ky – një lloj teknologjie që e bën partnerin të qëndrojë në anën e tij të krevatit.

Dyshekët e dizenjuar nga Ford do të përfshijnë një mekanizëm që i shtyn partnerët në anën e tyre të krevatit nëse gjatë natës fillojnë të zënë më hapësirë nga ç’u takon. Sipas studimeve (pa dyshim të financuar nga prodhuesit e dyshekëve), një në katër njerëz fle më mirë kur fle vetëm. Gjë që ka kuptim sepse s’ka kush të vjedh batanijen dhe s’ka kush të të zgjojë në mes të natës me të gërhitura. Ama, ideja e çifteve që flenë në krevate të veçuara është e trishtë. Duket si një hap larg Helena Bonham Carter dhe Tim Burton, që jetonin në shtëpi ngjitur me njëra-tjetrën.

Të lidhura

None found

Ndoshta Ford synon të shmangë të fjeturit në shtrate të veçuara, edhe pse mbetet ende e çuditshme arsyeja pse një kompani makinash i futet kësaj meseleje. Ndoshta njerëzit e çlodhur blejnë më shumë makina. Sidoqoftë, ka dhe një problem tjetër. Çiftet, në krevat, bëjnë dhe gjëra të tjera përveçse flenë. Gjëra që kanë nevojë për afërsi dhe intimitet.

“Njerëzit janë shumë të cënueshëm kur flenë,” thotë Neil Stanley, autor i “How to Sleep Well, “prandaj jemi të programuar të zgjohemi kur dikush ose diçka na prek papritur.” Por, kur je në shtrat me partnerin, një prekje s’është e papritur. Është arsyeja pse je aty./The Guardian

të fundit

Angli-Gjermani, aleancë kundër Moskës/ Burnham dhe Merz bashkojnë forcat për t’iu përgjigjur sulmeve hibride

Londra dhe Berlini kanë rënë dakord të përballojnë së bashku kërcënimet dhe sulmet kibernetike apo aktet e sabotazhit të ardhura…

2 minutes ago

Shehaj: Balluku vijon të jetë de fakto zv.kryeministre, Rama u tall me dëshmitaren e kërcënuar

Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj deklaron se Belinda Balluku vazhdon të jetë ende defakto zv.kryeministre e Shqipërisë, edhe pse…

4 minutes ago

Aparaturat CT jashtë funksionit, Ministria e Shëndetësisë orienton pacientët drejt dy spitaleve

Ministria e Shëndetësisë, në koordinim me Institutin Universitar të Radiologjisë, njofton se është duke u kryer servisimi i aparaturave për…

11 minutes ago

Flakët përfshijnë kodrën pranë fshatit Kotë në Selenicë

Një zjarr i madh ka rënë sonte më 8 tetor në fshatin Kotë, Selenicë. Zjarri i është afruar banesave, ndërsa…

15 minutes ago

Rudolph: Pas tejkalimit të krizës institucionale, Kosova mund të rikthejë vrullin në rrugën evropiane

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë…

20 minutes ago

BMW zbulon iX4 elektrik: 603 kuaj fuqi dhe autonomi deri në 689 kilometra

Pas debutimit të iX3 të ri, BMW ka prezantuar modelin e tij më sportiv dhe me linja më të rrjedhshme,…

30 minutes ago