Categories: Uncategorized

Hiqni dhjamin nga gjuha, që të shpëtoni nga gërhitja dhe belatë e gjumit

A e keni pyetur veten ndonjëherë: a kam një gjuhë të dhjamur?

Nuk është pyetje boshe. Nëse jemi një nga një miliardë njerëz në glob që vuajnë nga apnea e gjumit, fakti që keni një gjuhë të dhjamur mund të jetë një arsye kryesore për të cilën ju gërhisni, asfiksoheni, gulçoni apo ndaloni së marri frymë peridikisht gjatë natës, duke prishur gjumin tuaj dhe potencialisht, shëndetin tuaj. (Apnea është ndërprerja e frymëmarrjes)

Të lidhura

None found

Pyetja është: Nëse ju reduktoni dhjamin nga gjuha juaj, a do të shpëtoni nga apnea e gjumit? Dhe përgjigja është PO, sipas specialistit të gjumit Dr. Richard Schwab, autori kryesor i një studimi të ri të botuar të premten në “Amerikan Journal të Respiratory and Critical Care Medicine”.

Obeziteti është një faktor rreziku për gjendjen. Një studim i mëhershëm i Schwab dhe ekipit të tij kishte zbuluar se njerëzit obezë me apnea të gjumit kishin një gjuhë dukshëm më të madhe me përqindje më të lartë dhjami – sesa njerëzit obezë pa këtë gjendje.

Studimi i ri tregoi ju mund ta zvogëloni gjuhën tuaj të dhjamosur nëse humbni dhjamë në të gjithë trupin. “Pra duke hequr tepricën e dhjamit në trup, mund të zvogëloni madhësinë e gjuhës,” tha Dr. Raj Dasgupta, specialist i gjumit në Keck Medicine në Universitetin e Kalifornisë Jugore, që nuk ishte përfshirë në atë studim.

Në punimin e tyre, studiuesit përdorën imazhin e MRI për të matur efektet në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të një humbjeje peshe prej 10% në 67 pacientë të shëndoshë. Imazhet treguan se ulja e yndyrës në gjuhë ishte arsyeja që rezultatet e përgjithshme të apneas së gjumit u përmirësuan me 31%.

Në fakt, sa më shumë dhjamë në gjuhë të keni humbur, aq më shumë apnea juaj është përmirësuar,” tha Schwab, bashkëdrejtor i Qëndrës së Gjumit në Penn Medicine.

Mirëpo, nuk është vetëm obeziteti, nënvizon CNN. Ka dhe shumë njerëz të tjerë që nuk janë mbipeshë dhe kanë probleme me apnenë e gjumit. Pra, diçka tjetër mund të jetë në lojë.

“Kush mund të bllokojë rrugët e sipërme të frymëmarrjes? Duhet të jenë bajamet, uvula, qiellza e butë dhe gjuha,” tha Dasgupta.

Përveç gjuhës, studimi zbuloi se humbja e peshës redukton madhësinë e madhësinë e muskujve të nofullës që kontrollojnë përtypjen dhe muskujve në çdo anë të rrugëve të frymëmarrjes, por asnjë nga këto reduktime nuk është aq domethënës sa humbja e dhjamit të gjuhës,” tha Schwab.

Ekziston gjithashtu edhe një nevojë për të kuptuar pse gjuha ka dhjamë. “Është një muskul që ne e përdorim për të folur, marrë frymë, ngrënë. Kështu që pse duhet të ketë dhjam?! Nuk e kuptojmë këtë. nuk e dimë nëse dhjami është pjesërisht gjenetik apo pjesërisht i lidhur me obezitetin. Por unë mendoj se është një faktor i lidhur ngushtë me trajtimin e apnesë së gjumit.”

të fundit

Shitjet e apartamenteve në Maqedoni u pakësuan me 14 për qind në tremujorin e tretë të vitit 2026

Tregu i përgjithshëm i pasurive të paluajtshme në tremujorin e tretë të vitit 2026 përfshinte 7.679 transaksione, që përbën një…

7 seconds ago

Liga Premier pranon se Liverpoolit iu mohua një penallti ndaj Arsenalit

Liverpooli është dëmtuar nga një vendim i gabuar i gjyqtarëve në humbjen 1-0 ndaj Arsenalit. Paneli i Incidenteve Kyçe të…

53 seconds ago

Osmani: Kosova merr pjesë sërish në COP31, këtë herë në Turqi

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Kosova po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare COP31 në Turqi,…

3 minutes ago

Ford paralajmëron rikthimin e Mustang Cobra-s në vitin 2027

Ford ka dhënë sinjalet e para për rikthimin e një prej emrave më të njohur në historinë e veturave sportive…

14 minutes ago

KGJK propozon që Presidentja të riemërojë 15 gjyqtarë me mandat të përhershëm

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka miratuar propozimin për riemërimin e 15 gjyqtarëve me mandat të përhershëm, të cilin do…

15 minutes ago

Rreth 10 milionë fëmijë në botë mund të përdorin substanca dopingu

Një problem shqetësues po merr përmasa të mëdha në sportin e të rinjve. Sipas një hulumtimi të transmetuesit publik gjerman…

19 minutes ago