Categories: Uncategorized

E vërteta që nuk e keni ditur, sa gramë djathë duhet të hani në ditë?

Një studim i fundit ka zbuluar se njerëzit që hanë sasi të vogla djathi çdo ditë kanë më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës sesa ata që nuk hanë fare djathë.

Studiuesit holandezë dhe kinezë analizuan bashkë të dhënat nga 15 studime paraprake, duke ndjekur më shumë se 200 mijë pjesëmarrës për një periudhë të paktën 10-vjeçare. Ata zbuluan se njerëzit që hanë djathë në mënyrë të moderuar, që mund të konsumojnë rreth 40 gramë në ditë, kanë 14 për qind më pak gjasa të preken nga sëmundjet e zemrës dhe 10 për qind më pak rrezik nga ataku kardiak.

Të lidhura

None found

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se tejkalimi i sasisë së moderuar nuk rrit nivelin e benefiteve dhe mund të shkaktojë në fakt kushte negative shëndetësore.

Sasia e djathit që duhet të konsumohet brenda një dite është 40 gramë, thanë ekspertët, sepse sasia mbi këtë vlerë ndikon negativisht në shëndet.

“Kjo nuk është njëlloj me të ngrënit pica me djathe çdo ditë”,- sqaron Dr. Allen Stewart, nga Instituti Mjekësor në ‘Mount Sinai Medical Center’. “Por rezultatet ishin shumë të ndryshme nga ajo që njerëzit mund të prisnin.”

Ndërsa djathi në fakt është konsideruar si i dëmshëm shpeshherë për shëndetin, në të vërtetë ka lëndë ushqyese shumë të rëndësishme duke përfshirë proteina, kalcium dhe probiotikë.

Megjithatë, teprimi në konsum, mund të ndikojë në rritjen e nivelit të kolesterolit dhe në rritjen e sëmundjeve të zemrës për shkak të niveleve të larta të yndyrës në gjak.

“Djathi mund të jetë i pasur me probiotikë, të cilat kanë tendencë për të ulur inflamacionin”,- thotë Stewart për Time. “Por ka disa dëshmi se djathi – si një zëvendësues i qumështit – në të vërtetë mund të ketë efekt mbrojtës për zemrën”.

“Askush nuk thotë se duhet të hash patjetër 40 gramë djathë në ditë, por pak djathë dhe disa biskota është një zgjedhje e arsyeshme.”

Studimi, i publikuar në European Journal of Nutrition, përcakton se djathi ul në mënyrë të ndjeshme rreziqet kardiake, por nuk thotë se ky është shkak i drejtpërdrejtë. Konsumatorët e moderuar të djathit mund të kenë stile më të shëndetshme jete ose të ardhura më të larta, të cilat, të gjitha bashkë, çojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës dhe atakut kardiak.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

1 hour ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

1 hour ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

2 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

2 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

2 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

3 hours ago