Categories: Uncategorized

Çfarë duhet të dish për partnerin para se të zyrtarizosh lidhjen me të

Lidhjet e dashurisë janë gjithmonë shumë të bukura e argëtuese derisa fillon të mendosh për hapa të mëtejshëm. Nëse fejesa është një fazë që po të afrohet dhe të ka futur në mendime, ka disa gjëra që duhet t’i dish paraprakisht për partnerin para se të vendosësh në gisht unazën e tij. Fatmirësisht, më poshtë janë disa pika që duhet të dish para se fejohesh me dikë.

Cilat janë qëllimet e tij në karrierë

Të lidhura

None found

Edhe të bashkuar, ju bëni një jetë krejtësisht të ndarë. Është mirë t’i jepni njëri-tjetrin hapësirën e domosdoshme për të pasur një raport të shëndetshëm, po njëkohësisht duhet të dish cilat janë planet e partnerit për të ardhmen profesionale. Shiko cilat janë qëllimet e tij në karrierë dhe si do t’i përdorë ato në raport me ty. Mbi të gjitha, ti duhet të jesh mbështetësja kryesore dhe më shumë emocionale. Ashtu si edhe ai për ty.

Koha kur dëshiron të bëjë fëmijë

Duhet të mendosh edhe për kohën se kur familja juaj do të zgjerohet pas martesës. Ky duhet të jetë hapi i radhës që duhet ta konsumoni me njëri-tjetrin për të shmangur konfliktet e mundshme që mund t’ju vijnë gjatë rrugës. Ju ndoshta nuk do të doni fëmijë në një çast kur po merreni me karrierën. Ajo që është me shumë rëndësi është që vizioni drejt këtij qëllimi duhet të jetë i përbashkët.

Si e menaxhon stresin

Nëse je në prag të fejesës, atëherë urime! Është një ndjesi e veçantë që të bën shumë të lumtur. Megjithatë, edhe çiftet e kumtur kanë situata stresuese. Duhet ta kuptosh se si e menaxhon ai stresin dhe cilat janë argumentet që përdor gjatë një situate të pakëndshme. Është ok nëse nuk bie dakord ndonjëherë, por nuk është mirë të rrëmbehesh nga nervozizmi.

Si dhe ku do të jetojë

Kjo varet nga çiftet, por shumë partnerë ndoshta nuk mund të jetojnë bashkë pasi fejohen – ose edhe pak para martesës. Ti duhet të dish në cilat kushte do të jetoni ju të dy pas fejese, bashkë apo të ndarë. Më vonë, këto biseda do të bëhen problematike pasi të jesh mësuar me një situatë të cilën e ke të vështirë ta ndryshosh.

Është normale për të kesh menduar me kokën tënde vendin në të cilin do të jetosh një ditë. Ashtu si ambiciet në karrierë, me partnerin duhet të flasësh edhe për vendin ku do të jetoni – sidomos nëse nuk jeni akoma gati për të jetuar së bashku. Mendo për gjëra të tilla si menaxhimin e kohës për të qëndruar më shumë bashkë apo edhe periudhën e re pas fejesës.

të fundit

Skandali në Akademinë e Sigurisë/ Shkon në 64 numri i studentëve që përfunduan në spital, nën hetim dhe AKU-ja

Numri i studentë që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Akademinë e Sigurisë, i cili merrej me…

2 minutes ago

Porsche sjell modelin e ri 911 GT4 R për pistat e garave

Që nga viti 2016, Porsche ka garuar në kategorinë e garave GT4 me Cayman.Kjo ndryshon për vitin 2027, me Porsche…

7 minutes ago

ADAC: Cila zgjidhje e mban më të freskët kabinën e veturës në vapë dhe nën diell?

Ekzistojnë metoda të ndryshme që mund të përdoren për të parandaluar nxehjen e tepërt të pjesës së brendshme të veturës…

7 minutes ago

LSDM: Ndryshimet në Qeveri po bëhen për poste dhe interesa biznesi

Nga LSDM thonë se "koalicioni i tenderit i Hristijan Mickoskit po shpërbëhet para syve të qytetarëve".Sipas LSDM-së, në vend të…

10 minutes ago

Tensione te Uruguai para duelit me Spanjën, Bielsa akuzon futbollistët se po kërkojnë largimin e tij

Ekipi kombëtar i Uruguait është në një pozicion të palakmueshëm përpara ndeshjes vendimtare kundër Spanjës në Kupën e Botës, e…

11 minutes ago

Sezoni veror 2026, Hita: Patrullime në gjithë bregdetin dhe kontrolle të rrepta për mjetet lundruese

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, prezantoi planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë…

14 minutes ago