Categories: sport

Tensione te Uruguai para duelit me Spanjën, Bielsa akuzon futbollistët se po kërkojnë largimin e tij

Kombëtarja e Uruguait ndodhet në një situatë të vështirë para përballjes vendimtare me Spanjën në Kupën e Botës, që do të zhvillohet nesër në mëngjes (e shtunë) nga ora 02:00 sipas kohës sonë.

Në vend që atmosfera të jetë e qetë në prag të sfidës, skuadra është përfshirë nga një përplasje mes futbollistëve dhe trajnerit Marcelo Bielsa. Pas barazimit 1-1 ndaj Arabisë Saudite dhe 2-2 kundër Kepit të Gjelbër, Uruguai me shumë gjasa ka nevojë për fitore ndaj rivalit më të fortë për të siguruar kualifikimin nga Grupi H.

Të lidhura

None found

Sipas raportimit të radios Espectador Deportes, të përcjellë nga portali Globo, një grup lojtarësh të drejtuar nga ylli i Real Madridit Federico Valverde, Manuel Ugarte i Manchester United dhe Rodrigo Bentancur i Tottenham janë ngritur kundër përzgjedhësit.

Bëhet e ditur se lojtarët e thirrën Bielsën në një takim, ku kërkuan ndryshim të qasjes dhe të stilit të lojës për ndeshjen vendimtare me Spanjën. Ata nuk janë të kënaqur me volumin dhe intensitetin e stërvitjeve, që sipas tyre kanë ndikuar te lëndimet, ndërsa kërkojnë që skuadra të luajë me bllok të ulët ndaj spanjollëve dhe të kërkojë rastet në kundërsulm.

Takim me tension dhe akuza nga Bielsa

Si përgjigje, Bielsa mblodhi të gjithë ekipin dhe u bëri të ditur se plani ishte të kopjohej formacioni i spanjollëve. Më pas u zhvillua një takim 48-minutësh, gjatë të cilit ai mbrojti metodat e tij, sipas pretendimeve të radios.

Trajneri argjentinas i akuzoi futbollistët se prej kohësh po tentojnë ta largojnë, që nga momenti kur ai e la jashtë kombëtares legjendën Luis Suarez dhe nuk e grumbulloi për Kupën e Botës mesfushorin e Al-Qadsiah, Nahitan Nandez, i cili numëron 70 paraqitje me përfaqësuesen.

Po ashtu, ai mësohet të ketë thënë se ka ndërtuar karrierën e disa futbollistëve të kombëtares, si Martin Caceres dhe Maxi Araujo. Këto deklarata shkaktuan reagim të ashpër te disa lojtarë, të cilët u larguan në mënyrë demonstrative nga mbledhja. Mbrojtësi Jose Maria Gimenez tentoi të ulte tensionet, por pa rezultat.

A është trajneri pranë largimit?

E gjithë çështja mori edhe më shumë peshë pasi, sipas raportimeve, një nga drejtuesit e Federatës së Futbollit të Uruguait i tha radios së përmendur se Bielsa do të largohej nga stoli “në më pak se një muaj”.

Megjithatë, pavarësisht zhvillimeve të bujshme, as Marcelo Bielsa dhe as Rodrigo Aguirre nuk folën për konfliktin gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes.

të fundit

Olti Hyseni shkëlqen sërish, realizon supergol për Brondbyn

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova Olti Hyseni po vazhdon të bëjë zhurmë në Superligën e Danimarkës.Anësori realizoi sërish, këtë herë…

5 minutes ago

Zelensky proposes halting attacks on Russian refineries if Moscow stops targeting Ukraine’s energy infrastructure

Presidenti ukrainas kërkon ulje të ndërsjellë të tensioneve dhe garanci konkrete nga Rusia. Deklarata vjen pas kritikave të Donald Trump…

6 minutes ago

Bessent: The Trump administration will implement the agreement on Russian oil using all legal authority

Administrata e Presidentit amerikan Donald Trump do të zbatojë marrëveshjen për naftën ruse, duke u mbështetur në autoritetin ligjor ekzistues.…

7 minutes ago

Mickoski: Average wage aims to approach 1,000 euros by 2028

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski bëri të ditur se qëllimi i Qeverisë është që paga mesatare në Maqedoninë e Veriut…

8 minutes ago

Klekovski: 30,000 flu vaccines have arrived in the country

Kanë arritur 30 mijë vaksina kundër gripit nga prodhues evropianë dhe koreanojugorë, konfirmoi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, i cili…

8 minutes ago

Derbi i parë i sezonit i gjen trajnerët në presion, Bratu dhe Klafuriç konfirmojnë formacionet e Partizanit e Tiranës

Partizani - TiranaKanë mbetur edhe pak minuta nga startimi i derbit të parë për sezonin 2026-2027 në elitën e futbollit…

11 minutes ago