Ka disa mënyra për të kufizuar mbinxehjen e brendshme të veturës nga rrezet e diellit. Për të kuptuar se cila prej tyre funksionon më mirë, klubi gjerman i automobilizmit ADAC zhvilloi një test me shtatë automjete identike Dacia Duster.
Në provë u përfshi një veturë standarde, pa asnjë pajisje shtesë, si dhe disa automjete të pajisura me mjete të ndryshme mbrojtëse kundër diellit. Po ashtu, pjesë e testimit ishin edhe një automjet me xhama të errësuar, një me karroceri të bardhë dhe një tjetër me ngjyrë të zezë. Temperaturat në kabinë u matën pasi veturat qëndruan për më shumë se katër orë nën diell të fortë.
None found
Te automjeti pa mbrojtje shtesë, në vendin e shoferit u regjistruan 53 gradë Celsius. Vlera më e ulët u shënua te vetura e mbuluar me ceradë të jashtme, ku temperatura ishte rreth 43 gradë, ose afërsisht 10 gradë më pak.
Rezultat të mirë dha edhe automjeti i pajisur me folie mbrojtëse të jashtme kundër diellit, ku temperatura në brendësi arriti në rreth 45 gradë Celsius.
Më pak efektive dolën zgjidhjet e vendosura në pjesën e brendshme. Mbrojtësi reflektues i diellit i vendosur nga brenda xhamit të përparmë e uli temperaturën në rreth 49 gradë, ndërsa mbulesa e bardhë mbi panelin e instrumenteve solli një temperaturë afërsisht 50 gradë.
Sa i përket errësimit të xhamave të pasmë, ai ndikoi vetëm me një ulje prej rreth dy gradësh në temperaturën totale. Megjithatë, në ulëset e pasme u matën 48 gradë, ndërsa te automjeti pa pajisje mbrojtëse temperatura aty ishte 57 gradë.
Në vlerësimin e përgjithshëm, ADAC këshillon përdorimin e mbrojtësve nga dielli, pasi ndihmojnë në uljen e temperaturës së sipërfaqeve brenda veturës. Gjatë testit, timoni dhe panelet e kontrollit shkuan deri në 70 gradë Celsius.
Testimi evidentoi edhe rolin e ngjyrës së karrocerisë. Në pjesën e jashtme u vunë re diferenca të mëdha: automjeti me ngjyrë të zezë arriti në rreth 65 gradë Celsius, ndërsa ai i bardhë në rreth 44 gradë.
Dallimi u pa edhe në kabinë. Dacia Duster me karroceri të zezë u nxeh të paktën 5 gradë më shumë sesa automjeti me ngjyrë të bardhë.
Sipas përfundimit të testit, mbulimi i jashtëm dhe karroceritë me ngjyra të çelëta janë ndër zgjidhjet më efikase për të ulur nxehjen e veturës gjatë ditëve të nxehta të verës.
Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është thelluar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka nisur një seri të re goditjesh kundër…
Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke insistuar se Lionel Messi nuk mund të…
Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre…
Gjatë takimit të mbajtur në Turqi, liderëve të vendeve të NATO-s iu dorëzua një dhuratë simbolike e përgatitur posaçërisht për…
Në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është shumë i prirur për…
Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek të kujdesit paliativ në Gjermani, pasi ai u…