Rrugorja nuk “lëshon pe”: Arrestohen 13 drejtues mjetesh, gjobiten mbi 2000 të tjerë (VIDEO)

Policisë rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimin e qarkullimit të automjeteve, duke përdorur mjete të pauniformuara, kamera, radarë e alkooltestues.

Gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 13 drejtues mjetesh, 10 prej tyre për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 1 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 77 leje drejtimi, nga të cilat 64 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 2012 masa administrative për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore, të ndara si më poshtë:

?556 masa administrative për parakalime të gabuara.

?511 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?419 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?312 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?187 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?27 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugorsi dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.

 

#MosUbejStatistike?

#RregullKujdesDurimDestinacion

#NeJemiAtyPerSigurineTuaj?


Shtuar 23.03.2021 14:48