Pas shfaqjes së kryeministrit, Edi Rama në një video për emisionin e Ermal Mamaqit, në ambiente private të shtëpisë, pamjet pushtuan rrjetin.
Vëmendjen e këtij spoti e mori oxhaku i kryeministrit ku në një shkrim të Albeu.com u publikuan fakte se ky oxhak kushtonte rreth 18 000 euro.
None found
I quajtur “Antrax drop fire place” oxhaku që shihet pas krahëve të Ramës është i prerë me lazer dhe i dizenjuar nga arkitekti, Massimo Iosa Ghini.
Ky oxhak me permasa 150cm x 113cm x 53 cm, është krijuar prej një materiali të kushtueshëm, ku me një kërkim në “Google”, çmimi i këtijoxhaku varion nga 12 000 në 18 000 euro.
Ky një çmim tepër i “kripur” për një familje mesatare shqiptare që të ardhurat vijnë nga emigracioni, e thënë kjo pasi vetë Kryeministri ka treguar se vila e tij në Surrel është ndërtuar me lekët e tij të fituara në emigracion.”
Por këto të vërteta duket se e kanë shqetësuar së tepërmi kryeminsitrin, i cili ditën e sotme ka shpërthyer kundër këtij lajmi, madje duke ofenduar median që e nxorri.
Ai me një gjuhë jo të denjë për një kryeministër nxjerr gishtin e mesit kësaj të vërtete.
“Qenka mbushur kazani i plehrave të pas festës së Vitit të Ri me oxhakun tim kozmik, që kadrinjtë e kanë zbuluar me rreze lazer në spotin e Ermalit?Eh,ja që s’është as oxhaku as shtëpia ajo, po atelieja e mikut tim qeramist, ku bujarisht jam i mirëpritur për orët e mia krijuese?”, shkruan Rama. /albeu.com/
Rusia refuzoi një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën gjatë festës së Pashkëve, duke deklaruar se nuk ka marrë një propozim…
SPAK ka kërkuar rikthimin në burg të Jorgo Goros, pasi Apeli i Gjykatës së Posaçme konfirmoi dënimin me 2 vite…
Pak orë para përballjes finale mes Kombëtares së Kosovës dhe Kombëtares së Turqisë, një gjest i veçantë nga një lokal…
King Charles III, 77 vjeç, do të kryejë vizitën e tij të parë shtetërore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Numërimi ka nisur mbrapsht dhe shumë pak orë na ndajnë nga starti i ndeshjes Kosovë-Turqi. Ajo që po bën xhiron…
Ish-banori i Big Brother VIP, Gimbo, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Prishtinë, ku ka folur për ndeshjen…