Categories: Uncategorized

Plagosja e Klea Prengës në Tiranë/ Shpërthen keq Blendi Fevziu: Kemi degraduar si shoqëri (VIDEO)

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, ka reaguar pas një ngjarjeje të shëmtuar që është shënuar këtë javë në Tiranë, me protagoniste disa femra të njohura dhe pjesë e botës së modës dhe televizionit.

Bëhet fjalë për plagosjen e rëndë në fytyrë të modeles Klea Prenga, e cila për këtë ngjarje akuzoi motrat Mariela dhe Antonela Berisha.

Në media u përfol se shkak ishte bërë akuza që Mariela i kishte bërë Kleas, se i kishte ndërhyrë në martesën me një biznesmen.

Fevziu thotë se nuk dëshiron të merret me motivet, por të theksojë se sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare.

Ai bën thirrje për distancim nga dhuna dhe nga të tilla personazhe, që sipas tij, nuk duhet të promovohen në media.

Reagimi i Blendi Fevziut:

Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje.

Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës.

Ne kemi pasur raste që shoqërua mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë.
Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.

të fundit

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com brings you a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

2 hours ago

How much will you pay for your car in 2027? Albeu.com presents a vehicle tax calculator

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

3 hours ago

Sa do të paguani për makinën në 2027? Albeu.com sjell kalkulatorin e taksës së automjeteve

Vendosni të dhënat e mjetit tuaj, krahasoni taksën aktuale me atë të propozuar dhe shihni nëse kursimi te karburanti mund…

3 hours ago

Berisha’s accusations against the protest, Bushati: He is destroying the Democratic Party. Hila: They will not take its place as the opposition

Akuzat dhe gjuha e përdorur nga kryedemokrati Sali Berisha ndaj protestuesve ishin një tjetër pikë e diskutuar në studion e…

4 hours ago

Lala: Illegal money has created the imbalance between the euro and the lek

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” ne Vizion Plus deklaroi se fluksi i parave të…

4 hours ago

Një meme e vë Mbappén në qendër të polemikës në Kinë, Real Madridi dhe La Liga detyrohen të kërkojnë falje

Një koment i Kylian Mbappés për një meme virale në internet ka shkaktuar një reagim të ashpër në Kinë, duke…

4 hours ago