Gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, ku 24-vjeçarja Klea Prenga u dhuna brutalisht në një nga restorantet e Tiranës. Fevziu përmes një video mesazhi shprehet se nuk dëshiron të merret me motivet, por sipas tij kjo ngjarje tregon degradimin e rëndë të shoqërisë shqiptare. Ai bën thirrje për distancim nga dhuna dhe nga të tilla personazhe, që sipas tij nuk duhet të promovohen në media.
Një video e bërë virale në rrjetet sociale tregon një vajzë të masakruar në fytyrë. Sipas mediave sociale bëhet fjalë për dy vajza të tjera që e kanë masakruar për arsye xhelozie. Nuk dua t’i hy fare motiveve që kanë çuar në këtë ngjarje. Kjo ngjarje është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë shqiptare, që tregon se sa ka rënë, sa ka degraduar shoqëria shqiptare, kur marrveshjet zgjidhen vetëm përmes dhunës. Ne kemi pasur raste që shoqërua mashkullore shqiptare i ka zgjidhur sherret konfliktet përmes dhunës. Por përfshirja e vajzave edhe grave tregon që kjo shoqëri ka një degradim të rëndë që ne nuk duhet ta lejojmë. Zgjidhja përmes dhunës është është një karakteristikë e shoqërive të paemancipuara, primitive. Ndoshta është faji i yni që i promovojmë këto figura. Shmangni dhunën, dhuna është kriminale nuk tolerohet për asnjë motiv.
Një dron në mbështetje të Zojës ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”. “Ndize motorin brutal, Zoja”,…
MC Beka ka kritikuar ashpër afërsinë e krijuar mes Bejtës dhe Kledjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”,…
MC Beka, ish-banor i Big Brother Vip Kosova, ka analizuar lojën e banorëve të shtëpisë së edicionit aktual, të 5-tit…
Banorja e shtëpisë më të famshme në vend, Anjeza, i është drejtuar menaxherit të Sharrit. Në BBVK5, ajo tha se…
Marrëdhënia mes Antonetës dhe Nichit, të cilët kanë shfaqur hapur pëlqimin për njëri-tjetrin, po kalon një periudhë të vështirë. Raporti…
Qytetarët kanë dalë sërish në protestë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Sot bëhen 181 ditë, të rinj, studentë, qytetarë…