Categories: Uncategorized

“PD po riorganizohet”, Basha nga Divjaka: Do jetë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve

Lulzim Basha vazhdon takimet në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen për kryetarin e ri të PD-së më 28 korrik.

Ditën e sotme ai është ndalur në Divjakë ku ka prezantuar pikat e tij të programit, ndërsa thekson se PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik, por edhe për të përfaqësuar ata qytetarë që nuk i përfaqëson ky sistem politik.

Të lidhura

None found

Basha ka ripërsëritur propozimet e tij për listat të hapura; vetting-un në politikë; kufizimin e mandateve, si edhe përfshirjen e votës së diasporës në zgjedhje.

Basha: PD po riorganizohet për të qenë instrumenti i qytetarëve për të ndryshuar sistemin politik që nuk i përfaqëson më. Listat e hapura vetëm fillimi…Partia Demokratike po rioganizohet për të qenë në shërbim të shumicës së heshtur të shqiptarëve dhe instrumenti i tyre për ta ndryshuar këtë sistem politik që nuk i përfaqëson më. Partia Demokratike do modernizohet, do ripërtërijë radhët e saj e do hapet ndaj të gjithë atyre që kanë te njëjtat vlera me ne: Për aleancën tonë me partnerët strategjikë; Për luftën pakompromis ndaj korrupsionit; Për pastrimin e politikës dhe për t’u dhënë fuqi shqiptarëve të zgjedhin me votë përfaqësuesit e tyre.

Aleanca Qytetare për Demokracinë do të formësojë një mazhorancë reformuese duke nisur me: Listat e hapura; Vetting-un në politikë; Kufizimin e mandateve; Votën e diasporës. Me mbështetjen e demokratëve, përgjegjësia ime do të jetë, të shtrijë dorën e bashkëpunimit ndaj kujtdo që beson në këto vlera. Me këto transformime ne synojmë rritjen e mekanizmave të kontrollit dhe llogaridhënies së qeverisë, pavarësisht kush e drejton atë.

Për këtë arsye: Duhet të ndryshojmë formulimin e Mocionit të besimit dhe atë të mosbesimit; Numri i ministrive dhe rritja e Borxhit Publik të bëhen me ligj nga Parlamenti; Heqjen e kontrollit politik ndaj punonjësve të administratës, duke u dhënë atyre siguri në punë; Zgjedhjen e drejtpërdrejt të Presidentit nga populli, si mbartës dhe balancues i pushteteve. Ne duhet të bëjmë gjithçka që t’u japim forcë dhe pushtet qytetarëve që ata të vendosin për të ardhmen e tyre, duke u kthyer atyre besimin te vota dhe politika.

Fushata do të zgjasë nga 24 qershori deri më 27 korrik, siç vendosi mes debateve kryesia e PD-së. Fushata e dy kandidatëve, Bashës dhe Gjergji Hanit, do të shtrihet në dy rrafshe, debatet me praninë mediatike dhe takimet e mbyllura. Fushata, do të përfshijë të paktën 6 debate të 2 kandidatëve përballë njëri-tjetrit. Zgjedhjet për kreun e ri të PD-së do të mbahen më 29 korrik./Albeu.com/

të fundit

Abdixhiku Calls for Calm and Patience in the Face of Calls for His Removal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

2 minutes ago

Clashes within the LDK intensify, growing calls for Abdixhiku to step down

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

3 minutes ago

Abdixhiku kërkon qetësi dhe durim përballë thirrjeve për largimin e tij

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish në një postim publik, në një kohë kur brenda…

32 minutes ago

Granit Xhaka shmang krahasimet, edhe pse shumë emra të mëdhenj e quajnë më të mirin në historinë e Zvicrës

Shumë prej legjendave të futbollit zviceran e konsiderojnë Granit Xhakën si lojtarin më të mirë në historinë e kombëtares helvetike.Kapiteni…

34 minutes ago

Horoskopi 24 Qershor 2026/ Dita do të jetë e favorshme, në një takim në dashuri

Dashi Do keni nevoje për me shume siguri sot ne jetën tuaj ne çift ne mënyrë qe te merrni vendime…

40 minutes ago

Rriten përplasjet në LDK, shtohen kërkesat që Abdixhiku të largohet

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës po vazhdon tensioni i brendshëm pas rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, ku disa degë…

43 minutes ago