Categories: Uncategorized

“Mund të ishte parandaluar vdekja”, nëna e Lear Kurtit mes lotësh: Dua të më qetësohet shpirti, djali iku nga duart e policisë

Nëna e Lear Kurtit, Fatmira Mustafaj ka folur pas raportit të Avokatit të Popullit, i cili u publikua ditën e sotme.

Djali i saj, Leari ndërroi jetë në ambientet e komisariatit nr.3 në kryeqytet.

Të lidhura

None found

Nëna e të ndjerit tha se djali i saj nuk kishte problem shëndetësore.

Për News 24, zonja Mustafaj tha se  djali i saj ka ikur nga duart e policisë.

“Djali im nuk ka pasur probleme shëndetësore, por edhe sikur i duhej dhënë ndihma e shpejtë. Dua të më qetësohet shpirti dhe të dalë e drejta. Djali im ka ikur nga duart e atyre. Iku nga dhuna. Nuk di. Djali im ishte si gjithë të tjerët, nuk ishte në atë gjendje që të përfundonte ashtu, por thjesht nuk i është dhënë ndihma e parë. Fatkeqësisht unë nuk besoj dhe jam shumë e zhgënjyer këtë shtet sepse vë në faj personat që ikin nga kjo jetë. Nga aq sa pash nga rrethanat si iku, vë në faj efektivët që kapën djalin tim”, u shpreh ajo.

Policia nuk ka ndërhyrë në kohë për të shmangur vdekjen e të riut Lear Kurti. Kështu thuhet në raportin e Avokatit të Popullit për ngjarjen e rëndë.

Kurti ndërroi jetë më 19 tetor të vitit të kaluar, kur po shoqërohej nga policia për në komisariatin nr.3.

Në raport thuhet se punonjësit e policisë kanë qenë të paqartë dhe nuk kanë marrë masa kur ky person është ndjerë keq, bën me dije gazetarja Klodiana Lala. Duke iu referuar raportit, policët ishin të paqartë por dhe kontradiktorë se pse ishte shoqëruar ky shtetas.

Vdekja e Lear Kurtit shkaktoi shumë debate dhe akuza ndaj Policisë së Shtetit. Sipas Prokurorisë së Tiranës, shkak i vdekjes së Kurtit është diagnoza Anatomo-Patologjike, e shkaktuar nga mbidozimi (helimim) akut me lëndë narkotike e llojit kokainë, por familjarët e tij kanë akuzuar policinë duke thënë se i riu është dhunuar./Albeu.com/

të fundit

Jepet alarm në Shqipëri: Sot dhe nesër pritet nivel i lartë rreziku për zjarre në këto qarqe

Instituti i Gjeoshkencës, informoi se sot e nesër pritet nivel rreziku i lartë për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës dhe…

2 minutes ago

Spanja merr sinjale pozitive para duelit me Portugalinë, katër lojtarë stërviten të diferencuar

Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm qetësues para përballjes së madhe ndaj Portugalisë në fazën e 1/16 së finales…

10 minutes ago

Police discover several types of drugs during a search of an apartment in Skopje

Policia e Shkupit njoftoi se gjatë një bastisjeje të kryer në një banesë në Shkup janë sekuestruar 11.5 kilogramë marihuanë,…

18 minutes ago

The murder of Eglant Koçi: data on cryptocurrency accounts found on Armand Shakaj’s computers

Kompjuterët e sekuestruar në zyrat e Armand Shakajt kanë zbuluar të dhëna që lidhen me llogari të kriptomonedhave, duke forcuar…

19 minutes ago

VIDEO/ Diaspora arrives in Albania/ With national symbols and banners, protesters enter Muriqan, ultimatum to Rama: Clear the way for an apolitical transitional government

Ditën e sotme 4 korrik 2026, pritet që një numër i madh të shqiptarëve nga diaspora të mbërrijnë në Tiranë.…

19 minutes ago

Some of His Closest Political Allies Have Been Put Under SPAK Investigation / Rama to BBC: The Protests Are a Sign of a Democratic Society

BBC i ka kushtuar një artikull zhvillimeve të fundit me të cilat po përballet vendi, ndërsa në lidhje me këtë…

20 minutes ago