Categories: Uncategorized

Shumë shpejt në Kuvend, çfarë do të bëhet me ligjin për PP

Ligji për prokurorinë publike këtë javë hyn në procedurë kuvendore, ndërsa pas takimit të pasuksesshëm të grupeve partiake të punës të premten, tentim i ri për përafrimin e qëndrimeve do të jetë debati publik që të martën do ta organizojë Komisioni parlamentar për sistem politik.

Kryeministri Oliver Spasovski dje paralajmëroi se Ligji për Prokurorinë Publike do të dorëzohet në Kuvend shumë shpejt dhe u bëri thirrje partive politike ta mbështesin.

Të lidhura

None found

“Veçanërisht dua t’iu bëj thirrje deputetëve të opozitës parlamentare, nga partia më e madhe opozitare që të ndalojnë me kalkulimet partiake, me politikbërje, me vendosjen e interesave të tyre politike dhe personale para interesave të shtetit dhe përfundimisht të vendosen në një ligj që do të nënkuptojë rritje të garantuar të drejtësisë, rritje të garantuar të gjyqësorit të prokurorisë publike, nga njëra anë dhe e dyta të ndihmojnë të paktën një herë që t’i realizojmë interesat tona në pjesën e Ligjit për Prokurorinë Publike dhe marrjen e datës për fillimin e negociatave”, tha Spasovski.

Edhe pse ky nuk është kush për marrjen e datës për negociata me BE-në, Spasovski mendon se miratimi i ligjit do të ishte moment shtesë pozitiv për eurointegrimin, por edhe për atë njëherë e përgjithmonë, politika t’i heqë duart nga gjyqësia dhe prokuroria dhe të garantohet drejtësi për të gjithë.

Edhe kryeministri i deritanishëm dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev, thotë se tani më nuk ka kohë për pritje dhe ligji duhet të votohet më së voni deri më 11 shkurt, para shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve parlamentare. pret që ligji të martën të hyjë në procedurë kuvendore dhe të marrë mbështetje prej dy të tretave të deputetëve, duke përfshirë edhe nga opozita, grupi i pavarur i deputetëve dhe partitë shqiptare shkruan ekspress.

Mundësi e re për përafrimin e pozitave do të jetë debati publik të martën. krahas përfaqësuesve politikë, do të marrin pjesë edhe ekspertët vendorë dhe ata të huaj, si dhe prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski, në çka insiston VMRO-DPMNE-ja opozitare.

Pikërisht mosprania e tij ishte arsye që përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së ta braktisin takimin e grupeve partiake të punës me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska në Kuvend.

Deskoska, megjithatë, i akuzoi se ikin nga bisedimet dhe shfaqi shpresë se do të vijnë në debatin e paralajmëruar publik.

Nga VMRO-DPMNE-ja konfirmuan se do të marrin pjesë në debatin publik. Lideri i partisë Hristijan Mickoski pas takimit me kryetarin e Këshillit të Evropës Sharl Mishel deklaroi se janë serioze qëllimet që të sillet ligji për prokurorinë publike, nëse Qeveria gjegjësisht propozuesi, i pranon vërejtjet e opozitës.

LSDM-ja, megjithatë i akuzoi se me kundërshtimin e mbajnë vendin peng dhe u thonë se pikërisht ky ligj do ta përmirësojë sistemin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe do ta garantojë integrimin euroatlantik të shtetit.

të fundit

VIDEO/ Zjarr në kompleksin “Aura” në Laprakë, banorët denoncojnë: Zjarrfikësja erdhi një orë me vonesë, flakët i fikëm vetë

Banorët e Kompleksit “Aura” në Laprakë, kanë denoncuar se mbrëmjen e djeshme në pallatin e tyre ka rënë zjarr. Sipas…

9 minutes ago

Keiko Fujimori shpallet presidente e Perusë, fujimorizmi rikthehet në qeverisje pas mbi 20 vitesh

Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…

13 minutes ago

Trump paralajmëron takim në Doha për çështjen bërthamore të Iranit, Teherani thotë se nuk ka negociata në axhendë

Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…

13 minutes ago

Sot mblidhet Kuvendi në seancë plenare, në axhendë projektligji për kontrollet zyrtare dhe 8 projektrezoluta

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…

13 minutes ago

Trump njofton bisedime në Doha, Teherani i mohon: Ndoshta janë të rëndësishme, ndoshta jo

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…

29 minutes ago

Çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025! Shqipëria e treta në Europë

Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…

36 minutes ago