Categories: kosovë

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Italia po shqyrton mundësinë e vendosjes së radarëve ushtarakë në Ballkan, me synim forcimin e mbrojtjes së vendeve të rajonit dhe të vetë Italisë përballë kërcënimeve të së ardhmes. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, deklaroi gjithashtu se angazhimi i vendit të tij në Kosovë do të vijojë edhe nëse prania e KFOR-it do të reduktohet.

Të lidhura

None found

Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, deklaratat u bënë në Prishtinë, gjatë ceremonisë së kalimit të komandës së misionit të KFOR-it, ku gjeneralmajori Roberto Vergori mori drejtimin e forcave.

Crosetto tha se marrja e komandës nga gjenerali Vergori shënon vazhdimin e angazhimit italian në Kosovë. Ai shtoi se Italia e konsideron Ballkanin një pikë të rëndësishme për sigurinë e saj dhe do të jetë e pranishme edhe pas një reduktimi të mundshëm të trupave të KFOR-it.

Ministri italian e cilësoi si thelbësore garantimin e sigurisë në Ballkan dhe përdorimin e kapaciteteve të rajonit për të parandaluar kërcënimet. Në këtë kuadër, ai përmendi edhe mundësinë e vendosjes së radarëve, të cilët sipas tij do të ndihmonin në mbrojtjen e vendeve ballkanike dhe të Italisë.

Duke folur për rreziqet që mund të shfaqen në të ardhmen, Crosetto iu referua raketave që goditën aeroportet në Arabinë Saudite. Ai theksoi se këto armë ishin ndërtuar nga Huthit dhe jo nga inxhinierë të sofistikuar, ndërsa kishin arritur shpejtësinë prej 8.500 kilometrash në orë.

Sipas tij, ky zhvillim tregon përmasat e kërcënimeve me të cilat mund të përballen të gjitha vendet në të ardhmen dhe nevojën për të mbrojtur edhe shtetet kufitare e vendet mike.

Crosetto nënvizoi se bashkëpunimi me aleatët është i domosdoshëm për ngritjen e një mbulimi mbrojtës që do të shërbente në parandalimin e kërcënimeve të ardhshme.

të fundit

Trajanov propozon t’i kërkohen Beogradit dosjet e UDB-së dhe të dhënat për atentatin ndaj Gligorovit

Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…

14 minutes ago

AUV distributes 400,000 vaccine doses for sheep and goats

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur shpërndarjen te shoqëritë veterinare të 400 mijë dozave të vaksinës kundër lisë…

25 minutes ago

After the Inspectorate’s report on Arlinda Zekaj’s murder, the Centre for Social Work in Peja provides clarifications

Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas…

26 minutes ago

Rama speaks about Balluku and Veliaj: The Socialist Party does not protect anyone with legal problems

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…

26 minutes ago

Rama chose Ervin Demo because he is willing to commit any crime,” Berisha attacks the Socialist Party Assembly: More criminal than Peqin prisoners

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…

26 minutes ago

Rama flet për Ballukun dhe Veliajn: PS nuk mbron askënd me probleme me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…

43 minutes ago