Fjalët e rënda që lideri i LSDM-së u bëri shqiptarëve është komentuar gjerësisht nga analistë, figura të ndryshme publike, opinionistë dhe jo vetëm duke e quajtur një fyerje të rëndë që i bëhet komunitetit më të madh në Maqedoninë e Veriut dhe shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë shkruanTetovaSot.
Analisti politik Xhelal Neziri thotë Zaevi në ofendimet e fundit zgjedhjet i sheh si pazar votash dhe do të irritojë një pjesë të madhe të qytetarëve që thellësisht besojnë në vlerat demokratike dhe euroatlantike. Sipas analistit Neziri votat në demokraci nuk duhet të jenë mall që shiten apo blihen në pazar.
None found
“Kjo e ashtuquajtur bombë gjithësesi se do të ndikojë negativisht në rezultatin zgjedhor të LSDM. Është deklaratë e thënë në bisedë private, por që përçmon votuesit shqiptarë të kësaj partie. Në të njëjtën kohë habit edhe botëkuptimi i Zaevit për demokracinë pasi zgjedhjet i sheh si pazar votash. Pikërisht kjo qasje mund të irritojë një pjesë të madhe të qytetarëve që thellësisht besojnë në vlerat demokratike dhe euroatlantike.
Çdo votë ka vlerë dhe peshë të njëjtë, pa marrë parasysh nëse është e një qytetari nga etnia maqedonase, shqiptare, turke, rome, boshnjake, serbe apo vllehe. Votat në demokraci nuk duhet të jenë mall që shiten apo blihen në pazar, por një mjet nëpërmjet të cilit qytetari shpreh qëndrim dhe vendos se kush do ta përfaqësojë apo udhëheqë në mandatin e ardhshëm”-tha analisti Xhelal Neziri.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të gjatë, kur personi me…
Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë përshëndetur zhvillimet lidhur me mundësinë që provimi i jurisprudencës të mbahet…
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe,…