Categories: Uncategorized

Neziri: Ziberi do të tregojë se LSDM-ja nuk është dinjitoze për përfaqësimin e shqiptarëve etnikë

Pas kandidaturës së Naser Ziberit për kryeministër të parë shqiptar nga Ali Ahmeti, analisti Xhelal Neziri thotë për DW se Ziberi është një politikan me përvojë, pa skandale të mëdha në karrierën e tij, i cili vërtet njohu momentin kur duhej për t’u përfshirë në politikë në vitet 1990, por njëkohësisht është nga të rrallët në skenën politike që e diti kur të tërhiqet nga politika.

“Ai e përfundoi karrierën e tij politike në 2002, kur PPD ishte akoma një faktor në skenën politike. Gjatë koalicionit të gjerë qeveritar të 2001, ai refuzoi në parim të bëhej Ministër i Drejtësisë ose Zëvendëskryeministër, dhe në zgjedhjet e vitit 2002 ai nuk pranoi të kryesojë listën e kandidatëve të PDP në Njësinë Zgjedhore 1.

Të lidhura

None found

Ai doli në pension politik në kohën kur ishte në krye të karrierës politike dhe deri në pranimin e kandidaturës konsiderohej një vëzhgues objektiv i proceseve në vend. Nëse tash Ziberi ka njohur momentin e duhur për një rikthim në politikë, unë pres që të shihet. Sidoqoftë, Ziberi është një figurë e respektuar në sferën publike, i cili mund t’i japë një shtytje BDI-së, e cila këtë herë është sfiduar seriozisht nga opozita etnike shqiptare e vendit”, tha Neziri.

Sidoqoftë, ai thotë që BDI ka kërkuar edhe figura të tjera, të cilat deri më tani nuk kanë qenë aktivë në skenën politike, por që kanë pasur një karrierë të pasur profesionale dhe rezultate në nivelin rajonal dhe evropian.

“Ziberi duket se ka qenë më poshtë në listën e kandidatëve të preferuar për kryeministr nga BDI. Nëse Ziberi, si bartës i idesë së madhe të kryeministrit të parë etnik shqiptar, do të jetë në gjendje të bindë shumicën e shqiptarëve që të votojnë për partinë e Ahmetit, është shumë herët për të thënë. Por me idenë, BDI ka dashur të arrijë dy efekte: të tregohet si partia më e madhe e shqiptarëve dhe të tregojë që LSDM-ja nuk është një parti dinjitoze për përfaqësimin e interesave të shqiptarëve etnikë në vend”, tha Neziri.

Ai kujton se kjo lëvizje ndodh në një situatë kur BDI nga njëra anë përballet me rrezikun që LSDM-ja të fitojë votat e shqiptarëve etnikë direkt ose përmes BESA-s, dhe nga ana tjetër përballet me një opozitë më të konsoliduar shqiptare të bashkuar në koalicionin midis Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativën . Kështu, përmes idesë së një kryeministri shqiptar, Ahmeti arrin të mobilizojë anëtarësimin.

Sidoqoftë, të theksosh vetëm etninë e kandidatit për kryeministër, për Nezirin nuk do të thotë që shqiptarët do të votojnë automatikisht. “Shqiptarët etnikë kanë qenë dëshmitarë të drejtimit katastrofik të komunave dhe institucioneve të tjera nga njerëzit “e tyre” në krahasim me institucionet e drejtuara nga “të tjerët”.

Se a është e mundur që Ziberi të jetë kryeministri i ardhëshëm, Neziri thotë se teorikisht është e mundur nëse kemi një ‘deja vu’ të vitit 2016. “BDI ka rritur në maksimum çmimin politik, një veprim që mund t’i lë ata në opozitë nëse fituesi i zgjedhjeve gjen alternativa për të formuar një shumicë parlamentare.”

të fundit

Norvegjia përballet me sulm kibernetik, në shënjestër sistemi kombëtar i identifikimit

Sistemi kombëtar i identifikimit elektronik në Norvegji, ID-porten, është bërë objekt i një sulmi kibernetik të tipit DDoS. [...]Read More...

2 minutes ago

Analiza e ecurisë së Kosovës në Ligën e Kombeve: sukseset dhe pengesat e Dardanëve në podcastin “Arena e Yjeve

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutojnë…

14 minutes ago

Ben-Meir: 600 mijë dollarët e lobimit në SHBA duhet të sjellin rezultate konkrete

Rikthimi i Kosovës në lobimin profesional në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas më shumë se dy vjetësh pa një…

14 minutes ago

Indrit Tuci i jep fitoren Olimpija Ljubjanës ndaj Kalcer Radomijes në kampionatin slloven

Olimpija Ljubjana ka marrë fitoren përballë Kalcer Radomije [...]Read More...

22 minutes ago

Ministrja Pacolli njofton ndërhyrje në Badovc e Batllavë, teksa vazhdojnë rrënimet në Ujman

Rrënimi i ndërtimeve pa leje pranë liqenit të Ujmanit po vazhdon, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor paralajmëron ndërhyrje…

22 minutes ago

Protesta qytetare në Tiranë, marshim drejt Rrugës së Elbasanit me thirrje për dorëheqjen e Ramës

Prej orës 14:00 vijon protesta qytetare kundër qeverisë. Pas qëndrimit për disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë zhvendosur…

22 minutes ago