Categories: Uncategorized

Shkrijelj: Zhvillojmë politika përgjegjëse, pensionistët morën pension më të lartë

Pensioni i janarit është më i lartë për 722 denarë në muaj, ndërsa kjo rritje hyn në bazën e pensionit që do të paguhet çdo muaj, përcjell GazetaExpress.

Dhe nuk është vetëm rritja e pensioneve ajo që tregon se pensionistët ndodhen lartë në agjendën tonë. Gjatë dy viteve e gjysmë punuam shumë, e lëvizëm ekonominë dhe rezultatet mund t’i ndjejnë edhe anëtarët më të rritur të bashkësisë tonë, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijelj në takimin e sotëm me pensionistë në Veles.

Të lidhura

None found

Zhvillojmë politika përgjegjëse, theksoi ajo dhe shtoi se secili pensionist në shkurt mori 722 denarë më shumë.

“E përforcuam standardin jetësor të pensionistëve, ndërsa pensioni mesatar paraqet 15.500 denarë. Rritja e pensioneve është planore, me përllogaritje të qëndrueshme dhe në kushte kur kemi stabilizim të sistemit pensional dhe rritje të ekonomisë në shtet. Si Ministri investojmë edhe në zhvillim të shërbimeve në nivel lokal siç janë ndihma dhe kujdesi në kushte shtëpiake dhe zhvillim i qendrave për plakje aktive dhe të shëndetshme të personave të moshuar, të cilat do të shfrytëzohen për socializim dhe shoqërim”, theksoi Shkrijelj.

Shtoi se aktivitetet për përmirësim të shërbimeve të qendrave për punë sociale në nivel lokal do të vazhdojnë edhe në periudhën në vazhdim sepse secili meriton jetë dinjitoze.

Kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Stanka Trajkova në takimin e punës tha se më me rëndësi është pagesa e rregullt e pensioneve, por edhe stabiliteti i fondit pensional.

Në takim u zhvillua diskutim konstruktiv për disa çështje lidhur me pensionistët të cilët me punën e tyre në të kaluarën morën pjesë në ndërtimin e shoqërisë. Zëvendësministrja plotësuese Shkrijelj iu përgjigj pensionistëve se në periudhën në vijim do të vazhdojë reforma e sistemit pensional dhe vëmendje e posaçme do t’i kushtohet përcaktimit të një niveli të ri, më të lartë të pensionit minimal.

të fundit

Plas sherri mes dy pronarëve te Pazari i Vjetër në Korçë

Një sherr ka ndodhur në Pazarin e Vjetër të Korçës, ku një konflikt mes disa personave ka përfunduar me përdorimin…

6 minutes ago

Investimet publike prekin fundin prej dosjeve korruptive, niveli më i ulët në 17 vite në janar-mars

Shpenzimet kapitale nga buxheti i shtetit, ishin vetëm 5,2 miliardë lekë, rreth 53 milionë euro në tremujorin e parë të…

24 minutes ago

Shqiptarët ndër vendet me akses më të lartë në internet, të fundit për aftësitë digjitale

Një publikim i fundit i Eurostat, “Digjitalizimi në Europë”, që jep të dhëna mbi aftësitë bazë digjitale të shteteve të…

52 minutes ago

Presidenti Trump njofton zgjatjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Libanit me tre javë

Në një postim në platformën Truth Social, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se armëpushimi mes Izraelit…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 80.9 lekë, në shitje me 82 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Njihuni me parashikimin e motit, 24 Prill 2026

Këtë të premte, vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke bërë që në të gjitha qarqet…

1 hour ago