Shkëndija e Tetovës luan nesër në Azerbaxhan ndaj vendasve të Sumqajit. Takimi i orës 18:00 është i vlefshëm për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.
Ndërkohë, para nisjes për në Azerbaxhan, sulmuesi Besart Ibrahimi shprehet se ka besimin se skuadra ka cilësitë për të qenë në lartësinë e duhur dhe për të marrë kualifikimin.
None found
“Drejt Azerbajxhanit shkojmë me motiv dhe besim për të kaluar raundin. Natyrisht që në asnjë moment nuk pretendojmë se do të jetë detyrë e lehtë, pasi çdo ndeshje dhe çdo rival ka vështirësitë e veta, por vlerësoj se kemi cilësi për të performuar në nivel të duhur për të marrë rezultatin që do të na kualifikojë. Jetojmë kohëra të vështira jo vetëm ne si komunitet i futbollit, por pa përjashtime çdo veprimtari në gjithë botën.
Pandemia bën të veten dhe duke qenë aq gjatë jashta procesit të rregullt, sigurisht se nevojitet pak kohë për të kthyer formën optimale. E ndjej personalisht edhe unë në paraqitjet e mia, por besojmë dhe punojmë për të gjetur nivelin e duhur. Goli ndaj Makedonija Gj.P. më motivon dhe kam bindjen se në Azerbajxhan do të jemi në lartësinë e duhur për të kaluar turin”, u shpreh Ibrahimi.
Arsenali dhe Liverpooli janë ndër disa klube të Ligës Premier të interesuara për të nënshkruar me sulmuesin anësor të RB…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…
Zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor, kanë rikthyer në vëmendje çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve…
FIFA ka mbështetur pjesërisht ankesën e Federatës së Futbollit të Argjentinës (AFA) kundër sanksioneve disiplinore të vendosura pas finales së…
Në protestën e mbajtur në Prishtinë, ku u kërkua drejtësi për gratë e vrara dhe përgjegjësi institucionale, ka folur edhe…
Babai i Meghan Markle, dukeshës së Sussex-it, është arrestuar në Florida, pasi akuzohet për posedim të materialeve që përmbajnë imazhe…