Shkëndija ka prerë biletën për në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, pasi triumfoi 1-0 edhe në ndeshjen e kthimit ndaj rivalit nga Gjibraltari.
None found
Ekipi tetovar e kishte vendosur në masë të madhe fatin e kësaj përballjeje në sfidën e parë, ku kishte fituar 5-0 në transfertë. Për këtë arsye, dueli i luajtur në Arenën Kombëtare mori më tepër karakter formal.
Takimi pati pak raste emocionuese, pasi të dy skuadrat e dinin se kualifikimi ishte thuajse i siguruar. Gjithsesi, Shkëndija u tregua më kërkuese në lojë dhe prodhoi mundësitë më të mira për shënim.
Momenti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 66-të, kur Zejnullahu goditi traversën. Goli që vendosi ndeshjen erdhi katër minuta para përfundimit: në minutën e 86-të, Krstevski ndërtoi një aksion individual, hyri në zonën e penalltisë dhe goditi fort e saktë në këndin e poshtëm të majtë për rezultatin 1-0.
Kështu, Shkëndija e përfundoi raundin e parë kualifikues me dy fitore dhe siguroi avancimin në fazën pasuese.
Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, skuadra nga Tetova do të luajë kundër ekipit slloven, Bravo.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…