Categories: sport

Liria e përfundon pjesën vjeshtore në Ferizaj

Liria e Prizrenit do ta mbyllë sezonin vjeshtor në krye të renditjes, pavarësisht se si përfundon përballja me Ferizajn.

Skuadra prizrenase do të luajë në udhëtim ndaj Ferizajt në ndeshjen e fundit të saj për këtë pjesë të sezonit në Ligën e Parë të Kosovës.

Të lidhura

None found

Takimi i xhiros së 18-të zhvillohet të enjten, në orën 13:00, dhe konsiderohet ndeshja kryesore e kësaj jave.

Liria kryeson tabelën me 42 pikë. Pas saj renditen Ferizaj dhe Prishtina e Re, që ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 33 pikë secila.

Edhe Prishtina e Re luan të enjten në orën 13:00, në udhëtim në Mitrovicë, ku do të përballet me Trepçën ’89.

Në të njëjtën ditë dhe orë luhen edhe ndeshjet Vjosa – Besa, Vëllaznimi – Tefik Çanga, Ramiz Sadiku – Kika, Mitrovica – Trepça dhe Rilindja 1974 – Dinamo.

të fundit

PSG synon transferimin e Nico Williamsit

Skuadra e Paris Saint-Germainit ka shprehur interesim për sulmuesin e krahut, Nico Williamsin që është pjesë e Athletic Bilbaos. Mediumet…

4 minutes ago

Katër të arrestuar në Londër, dyshohet se shpërndanin metamfetaminë kristalore

Policia Met në Londër ka goditur një grup të dyshuar kriminal të lidhur me shpërndarjen e metamfetaminës kristalore, një drogë…

10 minutes ago

Superliga e Kosovës pa ndeshje të shtunën, ja kalendari i xhiros së 15-të

Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdoj në xhiron e saj të rregullt, ndeshjet e së cilës nuk do…

10 minutes ago

Administrata Trump propozon tarifa të reja për 14 partnerë tregtarë, mes tyre Kinën dhe BE-në

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka propozuar vendosjen e tarifave të reja ndaj 14 partnerëve tregtarë të Shteteve të…

10 minutes ago

Istogu mposht Suharekën, ndërsa Lepenci dhe 2 Korriku ndajnë pikët

Të mërkurën janë zhvilluar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.…

10 minutes ago

Transporti publik nis punën me vonesë më 26 nëntor, operatorët kundërshtojnë paketën fiskale

Shoqatat e transportit urban dhe interurban kanë njoftuar një ndryshim të përkohshëm të orarit të shërbimit për ditën e nesërme.…

11 minutes ago