Rasti “Zhvatja” dhe të gjitha hetimet me të treguan se në të vërtetë askush nuk është mbi ligjin, thotë zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në intervistën për Radion Evropa e Lirë, duke shtuar se kjo është kështu sepse tashmë askush nuk ua ngre telefonin gjykatësve dhe prokurorëve që t’u thotë çfarë të bëjnë.
Ajo vlerëson se kërkesat e VMRO-DPMNE-së asnjëherë nuk janë drejtuar ndaj drejtësisë, por ndaj gënjeshtrave, dezinformatave dhe ikjes nga përgjegjësia.
None found
“Tregimi apo reagimet e tyre lidhur me këtë rast është ndjekja e mizës që të mos shohim sa shteti ka ndryshuar në këtë dy vite e gjysmë. Unë do të them një shembull të thjeshtë për të cilin informuan organizatat joqeveritare të cilat ndjekin lëndë të ndryshme në gjyqësi. Nëse i analizoni lëndët me të ashtuquajtura bomba do të shihni se rasti i parë për të cilin duhej një vit e gjysmë që të hyjë në procedurë gjyqësore tashmë tre vjet është bllokuar në labirintet gjyqësore.
Edhe këto ditë mbi bazë të asaj se çfarë po ndodh në rastin “TNT”, shohim si e bëjnë këtë. Fillimisht iket nga seancat, pastaj kërkohet shtyrje e seancave, pastaj ndryshohen avokatët, dhe njerëzit të cilët flisnin kundër përdorimit të gjuhës shqipe, papritmas angazhojnë avokatë të cilët kërkojnë gjithçka të përkthehet në gjuhën shqipe”, shton ministrja e Mbrojtjes.
Ajo potencon se sipas analizave të një organizate joqeveritare, 60 për qind e të gjitha seancave gjyqësore lidhur me bombat shtyhen, dhe për këtë katër vjet më vonë ende këto lëndë mbesin në një vend pa fund.
Ministrja e Mbrojtjes potencoi se Prokuroria Publike tani mund të hetojë gjithçka dhe në asnjë moment askush nga pushteti nuk ka tentuar ta parandalojë këtë./GazetaExpress/
Shkrimtarja e njohur Mimoza Ahmeti, ka marrë një surprizë mjaft emocionuese në “Ferma VIP”. Vajzat e saj, Luka dhe Eir,…
Pamje të një gjendje të shkatërruar, janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia…
Ish-kryetarja e LSI-së dhe ish deputetja, Monika Kryemadhi, ka folur për raportet me ish-bashkëshortin e saj, Presidentin e Partisë së…
Këtë të premte, një aksident ka ndodhur në Maliq, ku dy mjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake, si…
Gjykata e Posaçme e Apelit, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar se në datën 8 maj do të jetë protesta e radhës e…