Categories: Uncategorized

Sela denoncon: Keqtrajtohen të izoluarit në karantinën e Strugës, qeveria hesht

Askush nuk ka të drejtë të detyrojë tjetrin të nënshkruaj diçka pa e lexuar dhe kuptuar se çfarë do të nënshkruaj. Pikërisht kjo e drejtë u cenohet disa personave të izoluar në karantinën shtetërore në Strugë, të cilëve u është kërkuar të mbushin disa formularë dhe deklarata në gjuhën maqedonase për organizimin e transportit ajror nga Vjena.

Personat në fjalë me të drejtë thirren në ligjin për përdorimin e gjuhëve duke kërkuar që formularët t’i pranojnë në gjuhën shqipe me qëllim që të jenë të vetdijshëm për atë se çfarë nënshkruajnë. Ata gjithashtu kërkojnë kushte më të mira dhe sjellje më njerëzore nga stafi policor.

Të lidhura

None found

Kjo për shkak se personat e izoluar ndaj kërkesës së tyre për formularë në gjuhën shqipe kanë marrë përgjigjen : “Le t’ju ndihmojë Ziadin Sela tani”!

Kjo që po ndodh në këtë karantinë paraqet shkelje të ligjit nga vet shteti, shkelje të së drejtës për informim në gjuhën amë si dhe keqtrajtim të personave të izoluar!

Aleanca për Shqiptarët kërkon nga organet kompetente urgjentisht të reagojnë dhe të plotësojnë detyrimet që kanë kundrejt çdo qytetari pa dallim! Gjithashtu sektori për kontroll të brendshëm të kërkojë përgjegjësi për sjelljet e policëve që nuk respektojnë qytetarët.

Qeveria duhet të dijë obligimet e saja dhe të tregohet e përgjegjshme në përmbushjen e tyre. Qytetarët e izoluar në cilën do qoftë karantinë nuk duhet të ndjehen të kërcënuar dhe të pasigurt për shëndetin e tyre.
Aleanca për Shqiptarët.

të fundit

Avni Islami: BIA statements show that Kosovo is the target of hybrid warfare

Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka reaguar pas deklaratave të shefit të Departamentit të Analitikës së BIA-s serbe, Relja Zeljko,…

16 seconds ago

Florjan Binaj lë të hapur kandidimin për Bashkinë e Tiranës: Mund të garoj i pavarur ose në një front opozitar

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj ka folur për angazhimin e tij politik dhe mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme,…

23 seconds ago

Two people arrested in Kavadar after police find powdery substance, money and a phone

Dy persona nga Kavadari janë privuar nga liria gjatë mbajtjes së manifestimit kulturor “Tikveshki Grozdo­ber”, njofton Ministria e Punëve të…

1 minute ago

Kusari-Lila: Gjashtë deputetët e LDK-së kundërshtojnë Kurtin, jo kandidaturën e Bekim Sejdiut

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se kundërshtimi i gjashtë deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës ndaj kandidaturës së…

7 minutes ago

Dështimi i kalimit te Man City mund t’i kushtojë Cody Gakpos mbi 15 milionë euro

Sulmuesi i Liverpoolit, Cody Gakpo, mund të humbasë më shumë se 15 milionë euro pasi propozimi i tij për transferim…

9 minutes ago

Video/ Avioni ushtarak “Phantom” rrëzohet gjatë një demonstrimi në Greqi dhe shpërthen pas përplasjes

Një avion ushtarak i tipit Phantom u rrëzua në Tanagra në Greqi gjatë një demonstrimi ajror, në rrethana që deri…

10 minutes ago