Parlamenti Studentor i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) i është drejtuar sërish Ministrisë së Drejtësisë, duke dorëzuar një kërkesë zyrtare për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës dhe provimeve të tjera profesionale edhe në gjuhën shqipe.
None found
Kërkesa i është dorëzuar ministrit të ri të Drejtësisë. Studentët shprehen se presin që ai ta vendosë këtë çështje ndër prioritetet e tij dhe të ndërmarrë masa konkrete për zgjidhjen e saj.
“Në emër të Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, sot i dorëzova ministrit të ri të Drejtësisë kërkesën që Provimi i Jurisprudencës dhe provimet e tjera profesionale të mund të zhvillohen edhe në gjuhën shqipe. Me marrjen e detyrës së re, shpresojmë që ministri t’i kushtojë vëmendjen e nevojshme kësaj çështjeje dhe të ndërmarrë hapa konkretë për një zgjidhje të drejtë”, thuhet në reagimin e studentëve.
Studentët rikujtojnë se prej fillimit kanë mbajtur të njëjtin qëndrim, duke kërkuar mundësi të barabarta për të gjithë dhe zbatimin e plotë të të drejtave gjuhësore.
“Kjo çështje nuk ka karakter politik. Ajo lidhet me barazinë, respektimin e ligjit dhe, para së gjithash, të drejtat e studentëve”, theksohet në njoftim.
Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…
Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…
Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…
Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…
Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…