Ndërkohë që sot pritet votimi i qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, për herë të parë ka një risi në të.
Bëhet fjalë për postin e zv.kryeministrit të parë të qeverisë, i cili do të jetë një shqiptar.
None found
Zv.kryeministri i parë ka një mori detyrash të rendësishme në kabinet duke rritur kështu rolin e shqiptarëve në qeverisjen e Maqedonisë, shkruan abcnews.al.
Zv.kryeministri i parë i qeverisë së Maqedonisë së Veriut pritet të jetë Artan Grubi, i cili tani mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të BDI-së.
43-vjeçari ka gradën Doktor Shkencash nga fakulteti i Shkencave Sociale dhe Politike në Universitetin e Tiranës.
Më herët, ai është diplomuar për gazetari në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”.
Miratimi i qeverisë kërkon një maxhorancë prej 61 votash nga 120 deputetë që ka Kuvendi. Koalicioni i BDI dhe LSDM ka aktualisht 62 vota, të cilat pritet që t’u vihen në dispozicion për të qeverisur sëbashku.
Deklarata e Ambasadës Amerikane në Tiranë se “Shqipëria është e kërcënuar nga Irani”, ka shkaktuar debate në Parlament. Kryetari i…
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të…
Federata Italiane e Futbollit dhe posti i komisarit teknik të kombëtares A mund të konsiderohen vende vakante pas dështimit të…
Presidenti i UEFA-s ka folur për dështimin “axurr”: Nuk do ta sulmoja trajnerin, kush mund të grumbullohej në vend të…
Një prilli, në shumë vende të botës shënohet Dita e Gënjeshtrave, një ditë e njohur për shakatë dhe mashtrimet e…
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, po zhvillon një bashkëbisedim me të rinjtë sa i përket procesit të integrimit në…