Categories: Uncategorized

Qytetarët pa interes ndaj Covid-19, mjekët nga Tetova: Situata të merret më seriozisht (VIDEO)

Nga dita e premte e deri më sot, vetëm gjashtë qytetarë kanë vizituar punktet e hapura për Covid 19, nga Shtëpia e Shëndetit Publik në Komunën e Tetovës dhe komunat përreth.

Sipas të dhënave, tre qytetarë janë paraqitur në spitalin e Tetovës dhe tre qytetarë të tjerë në pikat në komunat rurale. Televizioni 21 ka vizituar pikat në Komunën e Zhelinës dhe në Komunën e Bogovinës, ku mjekët nga këto punkte apeluan që qytetarët ta marrin më seriozisht situatën me virusin CORONA dhe të respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

Të lidhura

None found

“ Këtu ofrohen shërbimet për pacientët që kanë rënë në kontakt me pacientët nga zonat endemike ose me rekomandim nga mjekët amë”, theksoi mjeku Mustafa Tahiri.

“Popullata e merr si neglizhencë këtë punë, shumica rrinë jashtë në grupacione, nuk paraqiten dhe mendojnë se është një lojë apo nuk është diçka e vërtetë , dhe me anketimet që kam bërë vetë mendojnë se nuk është e vërtet dhe nuk paraqiten dhe më shumë e marrin si neglizhencë”, deklaroi mjeku Shaqir Zylbehari.
Shtabi i Krizave të Komunës së Tetovës u ka apeluar hoteleve që janë në këtë komunë që të bëjnë vende për izolim eventual. Ndryshe, në Komunën e Tetovës deri më tani në vetizolim janë 350 persona. Sipas të dhënave, aktualisht në komunën e Tetovës dhe komunat rurale nuk ka asnjë person të prekur nga Covid-19, apo të paktën ende nuk janë evidentuar.

të fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që hyjnë në fuqi sot (më…

3 minutes ago

Ndërtimi pa leje në hotelin “Oasis” të Alqi Papës/ Prokuroria zbardh detaje, nën hetim pronari

Në një njoftim zyrtar, Prokuroria e Sarandës, ka zbardhur detaje rreth sekuestrimit të hotelit 6-katësh “Oasis” në bregdetin jugor të…

15 minutes ago

Shtyhet afati për kreditë e buta në Tiranë, drejtori i shërbimit social sqaron procedurën: Probabilitet më të madh ka…

Afati për aplikimet për kredi të buta në bashkinë e Tiranës, do të shtyhet deri më datë 22 maj, nga…

37 minutes ago

Egli Tako: U kënaqa që fitoj Selin!

Egli Tako ka komentuar së fundmi edicionin e 5-të të Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimet e saj për…

39 minutes ago

Kurora me mijëra diamante/ Dalja madhështore e Mbretit Charles në Parlament

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla tërhoqën vëmendjen me një paraqitje madhështore gjatë ceremonisë së hapjes së Parlamentit britanik, e…

49 minutes ago

Berisha: Rama mban të fshehtë punën dhe raportet e grupit COELA! Hodhi në kosh Reformën në Drejtësi për Ballukun

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se interesi i Bashkimit Evropian, por…

1 hour ago