Në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të nënshkruhet Marrëveshje për ndërtim të dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë.
Marrëveshjen do ta nënshkruajnë drejtori i NP për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov dhe drejtori i përgjithshëm i SH.A. “Granit”, Zoran Millkovski.
None found
Në këtë ngjarje, siç bëjnë të ditur nga pres-shërbimi qeveritar, do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, njëherë edhe në rolin e koordinatorit të Qeverisë për projektin Shkup-Bllacë, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.
Tenderi për autostradën Shkup-Bllacë përfundoi me sukses këtë herë, pasi tre kompani Granit”, “Beton” dhe “ISA 2000” e Bullgarisë, i paraqitën ofertat për të marrë pjesë në këtë procedurë. Aktualisht është duke u përgatitur dokumentacioni i projektit për fazën e dytë të trasesë së gjatë 12.5km.
Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë pritet të kushtojë rreth 110 milionë euro. Ajo do të mundësojë lidhjen me autostradën “Arbër Xhaferi”, e cili lidhet me autostradën “Ibrahim Rrugova”, që bashkërisht mundësojnë lidhje rrugore të RMV-së me Shqipërinë dhe Malin e Zi. Faza e parë do të fillojë nga kufiri Bllacë – Hani i Elezit dhe do të jetë e gjatë 2 kilometra.
Punimet në terren për këtë fazë do të zgjatin 18 muaj. Faza e dytë – Do të fillojë nga Bllaca deri në Shkup, do të jetë e gjatë 10.5 kilometra. Kjo autostradë do t`i ketë 4 tunele në gjatësi prej 4 kilometra, 8 ura dhe objekte të tjera. Do të jetë në dy drejtime, me nga dy korsi me gjërësi prej 3 metra, dhe një korsi për ndalesë me gjerësi prej 2.5 metra. Punimet për këtë fazë do të zgjatin 36 muaj, shkruan Express.
Gjatësia e tërë autostradës do të jetë 12.5 kilometra, do të kushtojë 110 milionë euro, do të ketë 4 tunele, 8 ura, ndërkaq pritet të përfundojë për 54 muaj – 4.5 vjet. U paralajmërua edhe vendosja pikëpagesave rrugore.
Fenerbahçe po përgatit një ofertë të majme për yllin e Real Madridit, Brahim Diazin, me synimin për ta transferuar atë…
Zëri i Shpat Kasapit rikthehet edhe një herë te publiku, këtë herë përmes një kënge që mbart një histori të…
Këngëtarja Rovena Ibrahimi ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar gjatë pesë viteve të përpjekjeve për t’u bërë nënë, si dhe…
Pas mbylljes së fjalimeve te Kryeministria, protestuesit kanë nisur edhe marshimin. Siç edhe u njoftua marshimi do të jetë drejt…
Të paktën dy persona kanë humbur jetën, për shkak të pemëve që u rrëzuan nga uragani Isaias, që goditi disa…
Kultivimi i rrushit po bëhet gjithnjë e më pak fitimprurës për fermerët, të cilët përballen me rritjen e kostove të…