Categories: Uncategorized

Pasaportat, rreth 300 kërkesa urgjente në ditë (VIDEO)

Komisioni i MPB-së që vendos për dhënien e pasaportave me urgjencë, që nga themelimi prej 10 ditësh ka shqyrtuar rreth 3 mijë kërkesa.

Sipas burimeve të administratës policore ky komision në bazë ditore miraton mbi 60% të kërkesave nga i gjithë vendi. Shumica e kërkesave të aprovuara për marrjen e pasaportave me prioritet janë për arsye mjekësore. Në numër më të ulët të këtyre kërkesave vijnë nga sektori biznesit, të cilët i kanë të domosdoshme udhëtimet zyrtare jashtë shtetit.

Të lidhura

None found

Volumi i kërkesave që refuzohen nga mos përmbushja e kritereve në të shumtën e rasteve janë nga qytetarët që duan të udhëtojnë për vizita familjare. Në aspektin teknik, shablloni i makinerisë shtyp nga 40 ekzemplarë njëherësh me procedurë të rregullt, gjë që vështirëson përzgjedhjen e kërkesave me prioritet, që janë bërë para se të formohet ky komision”-thonë nga Komisioni për shqyrtimin e kërkesave të pasaportave.

Shtetasit bëjnë kërkesa fillimisht nëpër qytetet e tyre, kurse vendos Komisioni në Repartin e administratës policore në Shkup. Në këtë procedurë nuk ka mundësi për ankesa, thonë nga MPB-ja. Aktualisht, kanë mbetur edhe rreth 2 mijë ekzemplarë rezervë. Në listën e pritjes janë mbi 20 mijë qytetarë.

Komisioni përkatës, që është i formuar nga Ministri vendos për kërkesat me urgjencë. Para së gjithash prioritet kanë ata qytetarë që iu duhet pasaporta për trajtime mjekësore jashtë shtetit dhe nevoja të ngjashme”-tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.

Këto urgjenca vijnë pas krizës së krijuar me mungesën e ekzemplarëve të dokumenteve të udhëtimit në vend. Që nga ndërprerja e caktimit të terminëve, Ministri brendshëm teknik Naqe Çulev formoi një Komision të posaçëm të përbërë nga mjek, juristë, ekonomistë dhe inspektor. Ai tha se gjatë javës që vjen pritet të arrijë dërgesa e parë nga Gjermania, për të zbutur sado pak krizën.

/Alsat/

të fundit

Gjykata Penale e Shkupit me mungesë të theksuar gjyqtarësh dhe personeli

Gjykata Penale e Shkupit po përballet me mungesë serioze të nëpunësve gjyqësorë dhe anëtarëve të jurisë, por në të njëjtën…

7 minutes ago

Mac mini M6 sjell më shumë fuqi në përmasa të vogla, por kushton dukshëm më shtrenjtë

Apple ka përditësuar sërish Mac mini, këtë herë duke futur çipin e ri M6 në një nga kompjuterët më kompaktë…

11 minutes ago

Chrome merr përditësim për 108 probleme sigurie, 11 prej tyre kritike: përdoruesit të rinisin shfletuesin

Përdoruesit e Google Chrome këshillohen të kontrollojnë sa më shpejt versionin e shfletuesit dhe ta rinisin atë pas instalimit të…

12 minutes ago

Ankesa për çngjyrosje të iPhone 18 Pro pak javë pas hedhjes në treg

Ka kaluar më pak se një muaj që kur Apple prezantoi iPhone 18 Pro, por disa përdorues tashmë po ankohen…

12 minutes ago

Nvidia prezanton platformë për të mbajtur nën kontroll veprimet e inteligjencës artificiale

Në përgjigje të incidenteve të fundit që përfshijnë inteligjencën artificiale mashtruese, Nvidia ka zbuluar Platformën e Sigurisë së Agjentëve të…

14 minutes ago

FOTO/ Bashkëpiloti përpiqet të rrëzojë avionin, por ndalohet nga piloti tjetër dhe pasagjerët

Kompanitë e inteligjencës artificiale (IA) janë në kërkim të grupeve të mëdha të të dhënave nga firmat e falimentuara për…

15 minutes ago