Besim Shala, kryesues i Komisionit për Vërtetime të Ligjit të Sponsorizimit në Sport, ishte i ftuar në episodin e fundit të podcastit “Arena e Yjeve”, ku trajtoi një temë thelbësore për sportin kosovar – mbështetjen financiare përmes ligjit të sponsorizimit. Ky edicion u realizua me përkrahjen e sponsorit zyrtar Exfis.
None found
Gjatë bisedës, Shala ndau detaje rreth arsyeve më të zakonshme pse shumë kërkesa për sponsorizim nuk miratohen.
Ai sqaroi se nëse një subjekt nuk i përmbush kriteret e kërkuara për aktivitete gjatë dy viteve, aplikacioni refuzohet. Megjithatë, theksoi se nuk thirret mbi bazën e refuzimit për shkak të këtij kushti, por vetëm në rast se raportet janë të hapura.
Shala ritheksoi gatishmërinë e institucionit për të bashkëpunuar me të gjitha palët e interesuara, duke vënë në dukje se ata si shërbyes civilë kanë për detyrë t’i shërbejnë komunitetit. Ai shtoi se për çdo çështje zhvillohen konsultime me palët dhe pranohen sugjerime të ndryshme për mënyrën e zgjidhjes së problemeve.
Në fund, Shala falënderoi për hapësirën e dhënë dhe e cilësoi këtë si një mundësi për t’u bërë thirrje klubeve dhe organizatave joqeveritare në fushat e sportit, kulturës dhe rinisë që të tregojnë më shumë përgjegjësi në përgatitjen e dokumentacionit.
Episodi i plotë me Besim Shalën është i disponueshëm në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube.
Gazetari Vullnet Krasniqi, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Shqipëria prej ditësh dhe revoltën e studentëve, të cilët i…
Manchester Unitedi mund të përballet me vështirësi në përpjekjet për të përforcuar mesfushën gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi Youssouf…
Më 17.10.2026, në SPB Tetovë janë denoncuar tri tentativa për vjedhje të rëndë dhe një vjedhje e kryer më 16.10.2026…
Pas përplasjeve dhe dhunës policore të ditës së djeshme, qytetarët kanë nisur të mblidhen sërish para Ministrisë së Arsimit në…
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ka shprehur shqetësimin për situatën e krijuar në Tiranë pas protestave të…
Aktori i njohur nga Kosova, Çun Lajçi, ka reaguar për protestat që prej pesë ditësh kanë “ndezur” Tiranën, në vijim…