Manuel Neuer mund ta mbyllë karrierën si futbollist profesionist në përfundim të këtij sezoni, duke i dhënë fund rrugëtimit të një prej portierëve më të suksesshëm në historinë e futbollit.
Gardiani 40-vjeçar i Bayern Munichut ka bërë të ditur se nuk e sheh veten duke luajtur pas verës. Aktualisht, ai po kalon edhe një problem fizik, pasi ka pësuar një çarje të pjesshme të tendinit në këmbë.
None found
“Mendoj se për mua gjërat nuk do të vazhdojnë gjatë verës. Për momentin, po përpiqem të shijoj kohën që më ka mbetur”, u shpreh Neuer për “Sky Sports Germany”.
Edhe pse marrëveshja e tij me Bayernin është e vlefshme deri në qershor të vitit 2027, fjalët e portierit sugjerojnë se pensionimi mund të ndodhë më herët.
Neuer kaloi te klubi bavarez në vitin 2011, pas transferimit nga Schalke, dhe prej asaj kohe është kthyer në një nga emrat më të rëndësishëm të historisë së Bayern Munichut.
Me fanellën e Bayernit, ai ka fituar 13 tituj të Bundesligës dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve, ndërsa paraqitjet e tij kanë lënë një gjurmë të veçantë në klub.
Edhe aventura me Kombëtaren e Gjermanisë ka qenë e jashtëzakonshme, me 128 ndeshje të zhvilluara. Arritja më e madhe erdhi në vitin 2014, kur Gjermania triumfoi në Kupën e Botës në Brazil dhe Neuer u vlerësua si portieri më i mirë i turneut, duke marrë çmimin “Golden Glove”.
Portieri njoftoi fillimisht tërheqjen nga përfaqësuesja gjermane në vitin 2024, por më vonë vendosi të rikthehej për Kupën e Botës të këtij viti. Gjatë turneut, ai bëri të ditur se pas përfundimit të tij do të largohej sërish nga futbolli ndërkombëtar.
Sa i përket kampionatit gjerman, Bayern Munich aktualisht mban vendin e dytë në Bundesligë, pas Borussia Dortmundit.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për…
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka akuzuar sot vendet europiane se po pengojnë përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë,…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…
Studentët kanë dalë në një deklaratë për mediat nga Spitali i Traumës, ku po marrin ndihmë mjekësore protestues të plagosur…
Një aksident me pasojë vdekjen e një 55-vjeçari është regjistruar në fshatin Perondi, në bashkinë Kuçovë. Viktima, i identifikuar si…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Divjakë, ku një 45-vjeçar dyshohet se ka plagosur me mjet…