Categories: Uncategorized

Pas 87 ditëve mbaroi gjendja e jashtëzakonshme! Kufijtë janë hapur

Për herë të parë në historinë e saj, më 18 mars Maqedonia shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

Vendi ynë ishte i vetmi shtet që në një periudhë të tillë ishte pa Kuvend funksional, kështu që Qeveria duhej të sillte dekrete me fuqi ligjore për mbrojtje të qytetarëve nga virusi korona.

Të lidhura

None found

Pas 87 ditëve mbrëmë në mesnatë mbaroi gjendja e jashtëzakonshme me çka Qeveria, sipas Kushtetutës nuk ka mundësi të sjellë më ligje që menjëherë hyjnë në fuqi.

Neni 126 nga Kushtetuta:

– Advertisement –

Në gjendje të jashtëzakonshme apo ushtarake, Qeveria sipas Kushtetutës dhe me ligj sjell dekrete me fuqi ligjore. Autorizimet e Qeverisë të sjellë dekrete me fuqi ligjore zgjat derisa zgjat gjendja e jashtëzakonshme apo ushtarake, gjë për të cilën vendos Kuvendi.

Profesori Lubomir Fërçkoski për TV21 sqaron se dekretet vazhdojnë të vlejnë pa marrë parasysh që gjendja e jashtëzakonshme është ndërprerë ndërsa për këtë gjë do të duhet të vendosë përbërja e ardhshme parlamentare.

“Dekretet me fuqi ligjore vazhdojnë të vlejnë edhe më tutje me obligim që Kuvendi t’i verifikojë kur të përmblidhet përbërja e re. Disa prej tyre do të verifikohen si pjesë të ligjit, disa do të jenë pjesë të ligjeve të tjera, ndërsa disa të tjerë të cilëve u ka skaduar afati mund të shfuqizohen ose të anulohen,” tha Lubomir Fërçkoski, Profesor universitar.

Qeveria vonë mbrëmë, orët e fundit i shfrytëzoi për të sjellë dekrete të reja që janë dekrete të fundit me fuqi ligjore. Kufijtë tani janë hapur ndërsa mund të kalojnë transit edhe shtetas të huaj.

“Transiti i këtyre personave nënkupton hyrje në njërin prej vendkalimeve kufitare dhe dalje në një vendkalim tjetër, gjatë transitit të mos kalohet nëpër autostradën përkatëse ose rrugën lokale dhe i njëjti të realizohet brenda 5 orëve maksimum, gjë që e konfirmojnë shtetasit e huaj me deklaratë në hyrjen e vendit, ndërsa në dalje, shfrytëzuesi këtë deklaratë duhet t’ia japë policisë kufitare me qëllim që të kontrollohet kohëzgjatja e transitit,” thuhet nga Qeveria e RMV-së.

Për shtetasit e Maqedonisë, vendkalimet kufitare për dalje nga vendi janë hapur me nënshkrim të një deklarate që e lëshon MPB-ja në vendkalim. Me këtë deklaratë, çdo qytetar detyrohet se nuk do të kërkojë ndihmë nga shteti nëse ka problem jashtë shtetit.

Në hyrje, çdo qytetar duhet të paraqesë test PCR negativ dhe jo më i vjetër se 72 orë. Në vendkalimin kufitar nënshkruajnë deklaratë për vetëizolim të detyrueshëm prej 14 ditëve. Nëse nuk paraqet një test të tillë, ose nëse paraqet një test jovalid PCR, atëherë është e obligueshme karantinë shtetërore në kohëzgjatje pre 14 ditëve.

Që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, Qeveria mbajti 42 seanca për sjellje të dekreteve me fuqi ligjore.

Në 87 ditët e fundit, shumë funksionarë qeveritarë mbaruan në izolim për shkak të kontaktit me një person të infektuar, ndërsa para dy ditëve janë përforcuar masat për mbrojtje dhe parandalim për shkak të një rasti me koronavirus në Qeveri.

të fundit

Elections in Tirana: Lapaj backs Binaj, hopes others will not withdraw

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

2 hours ago

Judge refuses to dismiss case against Lindsay Clancy, accused of killing her three children

Një gjykatës në Massachusetts të SHBA-së ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes për pushimin e çështjes penale ndaj Lindsay Clancy-t, e…

2 hours ago

Greece-Cyprus power cable debate: Athens says it has not sought permission from any other state

Qeveria greke ka reaguar lidhur me polemikat për projektin e ndërlidhjes elektrike mes Greqisë dhe Qipros, duke hedhur poshtë pretendimet…

2 hours ago

Shawcross kujton si Zlatan Ibrahimovici i dha fund aventurës së tij me Anglinë pas vetëm 10 minutash

Përballja me Zlatan Ibrahimovicin në kulmin e karrierës së tij ishte një sfidë e vështirë për çdo mbrojtës. Këtë e…

2 hours ago

Zgjedhjet në Tiranë, Lapaj mbështet Binajn: Shpresoj që të tjerët të mos tërhiqen

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se do të vijojë të mbështesë kandidaturën e Florjan Binajt për kryetar…

3 hours ago

Zubimendi mund të lërë Arsenalin në janar, një vit e gjysmë pas transferimit prej rreth 60 milionë eurosh

Martin Zubimendi mund të largohet nga Arsenali që në afatin kalimtar të janarit, vetëm një vit e gjysmë pas transferimit…

3 hours ago