Categories: Uncategorized

Mbaroi gjendja e jashtëzakonshme, fushatat për zgjedhjet nisin me 16 qershor

Dje në mesnatë mbaroi gjendja e jashtëzakonshme dhe pasi drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend, LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski nuk arritën marrëveshje për datën e zgjedhjeve, vijojnë afatet për zgjedhje me 5 korrik. Sipas afateve fushata do të fillojë më 16 qershor.

Presidenti, Stevo Pendarovski të premten njoftoi se nuk kishte kërkesë nga qeveria dhe se si rrjedhojë nuk do të shpall gjendje të re të jashtëzakonshme, kurse takimi mes dy liderëve Mickoski dhe Zaev për të datën e zgjedhjeve në viln Vodno përfundoi pa marrëveshje shkruan alsat.

Të lidhura

None found

Sipas presidentit, zgjedhjet janë të nevojshme për formimin e institucioneve funksionale dhe legjitime dhe se një proces jo inkluziv sipas tij do të çonte vendin drejt një krize politike.

“Nëse nuk arrijmë marrëveshje për proces transparent dhe inkluziv zgjedhor, kjo do të nënkuptojë krizë të thellë politike. Nëse e shikojmë më gjerë rajonin ku ndodhemi dhe tentimin për destabilizimin e tij përmes kërcënimeve hibride dhe lajmeve të rreme, nuk mund të përjashtojmë mundësinë që kriza eventuale juridike dhe politike, nuk do të rritet edhe në krizë sigurie”, theksoi Pendarovski.

KSHZ-ja të premten njoftoi se po përgatitet për mbajtjen e zgjedhjeve në pjesën e parë të korrikut. Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski tha se presin protokoll për mbajtjen e zgjedhjeve edhe nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive, pasi deri më tani kanë marrë vetëm rekomandime.

Nga KSHZ po ashtu thonë se kanë kërkuar edhe nga MPB, Prokuroria Themelore dhe organet e tjera informata në lidhje me pastrimin dhe plotësimin e Listës Zgjedhore.

“KSHZ është gjithmonë e gatshme për zgjedhje. Për organizimin e zgjedhjeve në afate të përcaktuara ligjore. Edhe pse në opinion është përshtypja se ne nuk punojmë asgjë, nuk është ashtu. Ne pavarësisht kur do të jetë data e zgjedhjeve u dhamë udhëzime njësive tona rajonale, të punësuarve atje, që të gjejnë vende të votimit me më shumë metër katrorë, me më shumë dritare, sipas udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore”, pohoi Oliver Derkovski, kryetar i KSHZ-së.

Presidenti Pendarovski që nga fillimi i pandemisë shpalli katër gjendje të jashtëzakonshme, dy me nga 30 ditë dhe dy me nga 14 ditë. Gjendja e fundit e jashtëzakonshme ishte shpallur më 20 maj.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

6 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

6 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago