Categories: Uncategorized

BDI koalicion me LSDM? Vijnë shenjat e para

Nga BDI vijnë zërat e parë për kompromis me LSDM-së e Zoran Zaevit.

Vetë kandidati i integristëve për Kryeministër, Naser Ziberi në një prononcim për gazetën “Sllobodan Peçat” thotë se lideri i BDI-së Ali Ahmeti nuk i ka mbyllur të gjitha dyert por se tani për tani ai mbetet kandidati për të parin e qeverisë, informon INA.

Të lidhura

None found

“Ahmeti nuk i ka mbyllur të gjitha dyert, por tani për tani mbetet në pozitën që unë të jem mandatar. Kuptohet nuk përjashtohen të gjitha opsionet, në fakt produkti i krijimit të shumicës parlamentare është rezultat i bisedimeve, megjithatë argumentet e tij shkojnë në atë drejtim që unë të jem mandatar, për arsye që presidenti i shtetit është maqedonas, kryetari i Kuvendit do të ishte maqedonas, shumë bartës të funksioneve publike janë maqedonas. Ahmeti vlerëson se duhet që të rrëzohen barrierat e fundit etnike, a ajo do t’i përforcojë kapacitetet e brendshme dhe shteti do të tregojë se çdo funksion është i qasshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë”, theksoi Ziberi për Slloboden Peçat.

Ai shtoi se për ata nuk është më e rëndësishmja që BDI të jetë pjesë e koalicionit të ardhshëm, por të valorizohen përcaktimet politike për atë se cili është aspirata jonë.

“Ka një marrëveshje xhentile mes partive Aleanca/Alternativa, BDI-së dhe partive të tjera që ai që do të fitojë së paku 1 votë më shumë, dhe jo mandat, do të pajtohet me faktin se i ka humbur zgjedhjet dhe se nuk do të pret në radhë te mandatari apo partia që të formojë qeveri. Në atë plan partitë politike shqiptare kanë një konsensus. A do të mbeten në atë, nuk mund të garantoj, por, gjithsesi, janë të vetëdijshme për reperkusionet dhe perspektivën politike të cilën mund ta kenë nëse pa legjitimitet bëhen bartës të pushtetit ekzekutiv, ndërkaq BDI-në e dërgojnë në opozitë”, sqaroi Ziberi.

Sipas tij, mundësia e marrjes së deputetëve prej në të majtë e të djathtë, do të ishte shërbimi më i keq që mund t’i ndodhte shtetit.

“Duhet që të respektohet vullneti i qytetarëve dhe as Zaev, dhe as Mickoski, as Ahmeti nuk kanë të drejtë që të tregtojnë. Zaev dhe Mickoski nuk kanë të drejtë që të kërkojnë deputetë më shumë për formimin e Qeverisë. Duhet që të respektohet edhe parimi fituesi me fituesin”, përfundoi Ziberi për gazetën Sllobodan Peçat, përcjell INA.

të fundit

Orinda Huta përlotet në studio, surpriza e veçantë në hapje të emisionit

“Goca dhe Gra” këtë mbrëmje përkon me festën e Halloween-it, e sigurisht që nuk mund të mungonin ‘rengjet’. [...]Read More...

8 minutes ago

Nevil Dede zbulon gjendjen e Eljon Sotës: Do të operohet në Barcelonë, ndaj Tiranës kërkojmë të jemi në nivelin tonë

Nevil DedeNevil Dede ka folur në prag të ndeshjes që Egnatia do të zhvillojë me Tiranën ditën e nesërme, sfidë…

14 minutes ago

ASH: Dimitrievski wields greater influence in the government despite having fewer lawmakers

Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…

14 minutes ago

The killing of Arlinda Zekaj renews calls for resignations and reforms in the police and justice systems

Politologë e njohës të çështjeve sociale kanë kritikuar ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla pas mos dorëheqjes së tyre pavarësisht…

15 minutes ago

You will end up like Arlinda”: Mitrovica hospital director arrested over allegations of threatening his wife

Deri para pak orësh, drejtonte Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë. Por, Gëzim Berishës, iu vendosën prangat nga Policia e Kosovës,…

15 minutes ago

Biberaj: The Democratic Party has reached its lowest point since its founding; we supported Berisha’s return, but it was not the right solution

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtari i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike, Aleksandër Biberaj, ka komentuar protestën studentore, duke…

16 minutes ago