Ministria e Financave i ka propozuar Qeverisë së Maqedonisë mbylljen e basteve online dhe atyre tradicionale.
Propozimi i ministrisë do të shqyrtohet sot nga Qeveria, ndërsa sipas informacioneve të disa mediumeve pritet që të pranohet.
“Kjo zgjidhje e propozuar do të paraqitet në një seancë të Qeverisë, ajo do të diskutohet. Dua të theksoj në frymën e transparencës për të cilën folët, rreth 40 milion euro mblidhen në buxhet në bazë të tarifës speciale të paguar, nga këta organizatorë të lojërave të fatit, që është 23 përqind – ose 20 përqind për buxhetin, nga ku 3 përqind ndahen në institucione të tjera”, tha sot ministrja e Financave, Nina Angelovska.
Ajo tha se bëhet fjalë për përmirësim të rregullativës, duke shtuar se edhe në gjendje të jashtëzakonshme mund të merren vendime të rëndësishme.
Më shumë detaje rreth propozimit për funksionimin e bastoreve dhe lojërave të fatit, priten pas përfundimit të seancës së Qeverisë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në “Air Albania” një ndeshje që duhet fituar me çdo kusht përballë Letonisë. Sfida…
Gruaja e ish-kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal ka vdekur pasi u dogj e gjallë kur shtëpia e saj shpërtheu…
Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli ka tërhequr sot vëmendjen e publikut me një postim të veçantë në rrjetet sociale, duke…
Qeveria e re e Edi Ramës pritet të ketë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë një emër nga bota akademike…
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka dënuar sulmin izraelit mbi Doha të Katarit duke thënë se përbën “shkelje…
Ambasada Gjermane në Prishtinë, ka reaguar publikisht pas kritikave që Kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca, i…